Udhëkryq

I panjohuri më kërcënon

Jam një vajzë që emrin nuk dua ta bëj publik, jam familjare por ka disa kohë që një djalë që banon pranë shtëpisë time më ngacmon por mua nuk më intereson sepse ndihem shumë mirë me burrin tim por përveç ngacmimeve ai ka filluar edhe të më kërcënoj. Burrit ja kam thënë por ai mendon se unë e kam provokuar. Jam në një hall të madh dhe nuk di çfarë të bëj, më vjen ta vras djalin që më hapi punë por nuk mund të shkatërroj jetën e fëmijës tim. Ju lutem më jepni një zgjidhje sepse është një dilemë e madhe për mua?

-Mos ia var fare do lodhet dhe ai një ditë, thjesht injoroje. Matilda

Vetëm burrë nuk qenka ai joti ose do i ketë thënë vetë ai të të ngacmoj. Ervin

-Në ëndërr ja ke thënë burrit ti që të ngacmon apo e ke burrë sa për numër. Ornela

-Merre me sportivitet mos e merr me ankth. Florenc

-Dëgjo moj korbë, mos ke harruar gjë mbathjet tek ai dhe tani ke frik ta denoncosh se të kërcënon ai, i tregon mbathjet burrit, nëse ti do ishe e pastër do e kishe denoncuar direkt. Arben

-Denoncoje manjakun e vogël se këta nuk marrin vesh, e ke të thjesht fare, as burrin nuk e fut në telashe as veten. Futi një denoncim dhe mblidh mendjen. Denis

Po i shkreti burrë mos ka frikë dhe ai si puna jote. Fol me burrin tënd se vetëm me të mund ta gjesh një zgjidhje pa dëmtuar as veten as burrin. Anila

-Të jem si ty i denoncoj të dy. Mos të luaj burri nga vendi sepse ka gisht vet në atë punë. Eva

– Domethënë e quan më të lehtë ta vrasësh se sa ta denoncosh? Qofsh ti që je dhe mortja burrit tënd që nuk të del për zot. Glediona

-Ske nevoj me vra njeri por bëhu e zonja vetes e dili Zot vetes e nëse se ke dredh bishtin vetë përse nuk e denoncon dot? Me çfarë të kërcënon, me foto të tuat intime? Nëse je e pastër ske pse i druhesh denoncimit as atij se s’ka çfarë të bëj. Elis

 

 

Pyetje të reja

-Cila mund të jetë e ardhmja e një shoqërie në të cilën jeton vetëm njeriu egoist që vetëm konsumon? Një e ardhme shumë e frikshme mendoj unë, janë bërë të gjithë njerëzit egoist sot. Alma

-A e keni shqetësim faktin që qytetërimi akoma nuk është i përhapur në segmente sa më të gjera të shoqërisë shqiptare? Është tepër shqetësuese për mendimin tim që dita ditës ne po e humbim edhe atë pak qytetërim që kemi e jo më të përhapet. Sindi

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *