Jam një vajzë 24 vjeçe dhe para disa vitesh kam dashur një djalë por të dy ishim shumë të vegjël dhe erdhi dita që u ndamë, prej një viti e gjysëm unë jam e dashuruar me dikë tjetër dhe ka ndodhur që disa herë jemi zënë dhe i kam thënë edhe fjalë pa menduar e tani ai ka filluar të më largohet e të më thotë që je shumë e frikshme. Unë jam shumë strikte dhe në shoqëri të gjithë më njohin për karakterin  që kam. Kjo është hera e parë që po tregoj dobësi përpara një mashkulli dhe kur vjen puna tek të tjerët unë i këshilloj në mënyrë perfekte për gabimet që bëj dhe vet. Nuk di si ta shpjegoj por kam një komunikim perfekt për gabimet e të tjerëve dhe vetja ime më duket e pagabueshme.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur e të falenderoj që na shkruan dhe ndan me ne shqetësimin tënd. Ti tregon për diçka që është shqetësim aktual për ty, për një marrëdhënie që është e pranishme sot në jetën tënde, megjithatë në fillim shkrimin e ke nisur me një fakt dhe ngjarje nga jeta jote e kaluar, një lidhje të shkuar të përfunduar tashmë. E them këtë sepse mbase jo rastësisht ke zgjedhur ta përmendësh atë episod, duke qenë se shpeshherë marrëdhëniet që kemi patur në të shkuarën, problematika apo vështirësi të ndryshme të tyre mbarten, transmetohen dhe shfaqen edhe në marrëdhëniet e tjera që kemi më vonë në jetë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *