Me zonjën Emily Enright, shefe e njësisë për vizat joemigruese, në Ambasadën Amerikane, Tiranë
– Çfarё do tё thonё fjalёt “vendas” dhe “ngarkimi”?
– Vendas në përgjithësi do të thotë dikush i lindur në një vend të caktuar, pavarësisht se në cilin shtet
jeton aktualisht personi dhe pavarësisht shtetësisë. Vendas gjithashtu do të thotë dikush i cili gëzon të
drejtën t’i ngarkohet një shteti të ndryshëm nga shteti ku ka lindur, sipas dispozitave të Nenit 202(b) të
Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë.
Për shkak se ekziston një kufizim numerik ndaj emigrantëve që vijnë nga një shtet apo nga një rajon
gjeografik, çdo individ i ngarkohet një shteti. Ngarkimi juaj i referohet shtetit ndaj kufizimit të të cilit ju
llogariteni. Shteti juaj i ngarkimit do të jetë në përgjithësi i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Gjithsesi, ju
mund të zgjidhni si vend të ngarkimit, shtetin e lindjes së bashkëshortit apo bashkëshortes suaj, ose
shtetin e lindjes së njërit nga prindërit tuaj nëse ju keni lindur në një shtet të ndryshëm nga ai i
prindërve dhe në të cilin prindërit tuaj nuk ishin rezidentë në kohën kur ju keni lindur. Këto janë tre
mundësitë e vetme për të zgjedhur shtetin tuaj të ngarkimit.
Deklarimi i pasaktë i shtetit të ngarkimit (p.sh. një shtet ndaj të cilit ju nuk mund të siguroni një
pretendim të vlefshëm) mund të skualifikojë regjistrimin tuaj.
– A mund tё aplikoj edhe nёse nuk kam lindur nё njё nga shtetet kualifikuese?
– Ka dy rrethana nё tё cilat prapёseprapё ju mund tё keni tё drejtё pёr tё aplikuar. E para, nёse
bashkёshortja derivative ka lindur nё njё shtet tё kualifikueshёm pёr lotarinё, ju mund tё deklaroni
ngarkimin ndaj atij shteti. Duke qenё se pranueshmёria juaj pёr aplikim bazohet tek bashkёshortja juaj,
juve do ju lёshohet viza emigruese DV-1 vetёm nёse bashkёshortja juaj do tё jetё gjithashtu e
pranueshme pёr dhe t’i lёshohet viza DV-2. Tё dy ju duhet tё hyni nё SHBA sё bashku duke pёrdorur
vizёn tuaj tё DV-sё. Nё mёnyrё tё ngjashme, fёmija juaj i mitur mund “t’i ngarkohet” shtetit tё lindjes sё
prindit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *