E diel:
Sot është e dielë. Ora po shkon dy e gjysëm e natës, por unë nuk kam gjumë. Linda fle për qejf të vet. Ka kohë që e bën gjumin e qetë. Zahon shyqyr zotit nuk e ka zënë kjo viroza e stinës dhe ka shtuar në peshë. Po mundohem të fle, por nuk po më ze. Them të shikoj një film multiplikativ po nuk di ku e kam lënë DVD-në.
Nesër herët në mëngjes nisem për në Amerikë. Punët nuk i kam mirë këtu. Nuk po më lenë rehat për punën e krimit. Ky dreq ambasadori amerikan rri rri dhe e turbullon situatën. Nuk e kuptova pse ju desh të deklaronte ashtu nga Rrësheni për krimin kur ai vetë e di dhe e njeh situatën me kohë. Nuk më duken shënja të mira dhe kam frike se mos Trump më bën ndonje të pabërë. Duhet urgjent të takoj Babain (Sorosin) dhe të marr udhëzime prej tij se ç’duhet të bëj. Do jete rrugë e lodhshme, por nuk kam nga ia mbaj. Ajo që më tremb më shumë nga Lu-ja është fakti se Basha tha disa fjalë në Kuvend që më vonë dolën të vërteta dhe për këtë ai ka biseduar me Lu-ne kokë më kokë. Zoti qoftë me mua.
E hënë:
Kot mundova veten të flija, por nuk bëra asnjëçikë gjumë. Linda kishte dalë dhe kish lënë një pusullë ku më shkruante se trahananë e ke në mikrovalë. Kjo e ka mëndjen tek trahanaja kurse unë kam parë gjithë natën ëndrra me amerikanë. Balla më dërgonte sms dhe më thoshte se sot kemi mbledhjen e grupit për të vendosur çfarë do bëjmë për reformën zgjedhore. Debili… kujton se po më rreh më mua për reformën zgjedhore. Balla kujton se kam nerva akoma unë të bëhem prapë kryeminstër dhe të fle me ëndrra. Gramozi i paska rënë disa herë telefonit tim. Sot kam lënë takim me të tek zyra e tij. Kisha harruar ndezur gjithë natën DVD dhe po e le ashtu që kur të ngrihet Zaho të ketë me se të merret.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *