Eleni Vaicu është një aktore greke 31 vjeçare. Ajo ka lindur në një qytet të vogël të Fthiotidës dhe u bë e famshme falë rolit të Melinës në serialin “Brusko”. Ky serial është bërë popullor jo vetëm në Greqi, po ai është transmetuar në 42 vende të botës. Xhirimet e tij janë bërë në Athinë, Qipro dhe Kretë dhe transmetimi i tij në televizionin grek vazhdoi 4 vjet më radhë. Eleni menjëherë ra në sy për talentin e saj në interpretimin e rolit të Melinës dhe u bë e dashur për teleshikuesit.

– Si kanë qenë vitet e tua të fëmijërisë?
– Kanë qenë të bukura, por na mungonin shumë gjëra. Nuk kishim kinema, teatër, dyqane, luna park. Kështu gjithmonë kam dashur të largohem nga qyteti im dhe të vij në kryeqytet.
– Ishte kjo dëshirë që të shtyu të zgjidhje rrugën e artit?
– Jo. Në fillim kam dashur të bëhesha fizikante bërthamore, pastaj avokate, por në fund studiova në degën ekonomike të Fakultetit të Drejtësisë në Athinë. Aktrimi hyri në jetën time rastësisht, kur në vitin e parë të studimeve shkova të shihja një shfaqje teatrale. Sapo mbaroi shfaqja vajta në dhomat e protagonistëve që t’i përgëzoja, duke u thënë atyre se më pëlqente teatri dha ata më propozuan të merresha me teatër amator, duke hyrë në grupin teatral “Mitologjia”.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *