Kur flasim për Kastro Zizon menjëherë na vinë në mendje shpërthimet e tij dhe stili i veçantë hera-herës. Po padyshim që mbetet një nga artistët më të dashur për një pjesë të publikut.
Supriza e tij më e fundit vjen nga emisioni “Thurje” ku ai prezanton me moderatoren Jonida Vokshi. Kastro lajmëron përmes një video në Instastory, surprizën që ka përgatitur për kantautorin Elton Deda. Një tatuash në kurriz që tregon portretin e këngëtarit dhe që na shokoi të gjithëve. Nëse është i vërtetë, atëherë mund të themi se Deda paska një fans shumë të madh. Nuk është e zakonshme që të shohim një marrëdhënie të tillë mes këngëtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *