Quhet Alberita Preni, është e re, e talentuar, e bukur, është tipike për skenë, për muzikë dhe për të qenë një nga yjet e ardhëshëm të këngës. “Për ty jam tu menu”, ky është titulli i këngës më të re në qarkullim, që vjen po ashtu nga një emër i ri në industrinë muzikore shqiptare.

Këndon bukur dhe kjo vërehet qartë në projektin e saj të parë me titull “Për ty jam tu menu”, që menjëherë ka marrë vemendjen e publikut dhe po vlerësohet pozitivisht, për melodinë, tekstin dhe stilin e këngëtares.

Këngëtarja thotë se është e kënaqur me atë se si po pritet dhe se së shpejti do të vijë me gjëra të tjera. Pra, ky është vetëm fillimi për të. Pas këtij projekti gjenden emra të sukeshëm. Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Florent Boshnjaku, ndërkaq teksti është shkruar nga Yll Limani.

“Për ty jam tu menu”, dëgjojeni në vazhdim:

https://youtu.be/9fYSm5gEV0Y

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *