Ai e do artin dhe e shikon si pjesë të tijën të pandashme. Musa Sylejmani, ndër emrat më të njohur në Zvicër në filmografi dhe jo vetëm. Këtë herë vjen në Intervista.al për të treguar të rejat që ka përgatitur dhe të veçantat e projekteve të tij. Lehtësisht mund ta quajmë si stinën e sukseseve të tij. Përtej pandemisë Musa ka shkelur në rrugë të forta dhe me baza artistike!

-Musa, nëse të them të më bësh një rezyme të impenjimeve që nga intervista e fundit, çfarë mund të më thuash?-Impenjimet e mija kanë qenë më shumë rreth filmave. I jam përkushtuar më shumë kinematografisë këto kohë, por kjo nuk do të thotë që angazhimet e tjera i kam lënë pas. 

-Pandemia e pengoi apo ndodhi e kundërta me artin tënd?

-Pandemia është e vërtetë që ka qenë pengesë në shumë aspekte, se u bllokuan të gjitha gjërat, por tek planet e mia thjesht i ka shtyrë pak në kohë, por jo i ka ndaluar. (qesh)

-Çfarë ka në sirtarët e tu të ëndrrave?

-Unë mendoj që njeriu nëse fle dhe zgjohet pa një ëndërr, qëllim le të vazhdoj të flej sërish (qesh), qe do të thotë synimet nuk duhet t’i ndalojmë kurrsesi, as ëndrrat, kuptohet.

-Pse përzgjedh dramën si pikë kyçe në projektet kinematografike?

-Në fakt nuk është se e përzgjedh me kast këtë gjë, por mendoj që janë vet fenomenet e jetës, me të cilat ne përballemi dhe i kthejmë në film, ku shumë njerëz e gjejnë veten aty.

-Çfarë nuk na ke thënë ende?

-Akoma s’kam thënë planet e mëdha Dhe s’dua të nxitohem për tu shprehur për këtë.

-Projektet e tua më tej synojnë në…

-Projektet e mia disa janë në realizim e sipër. Disa janë të përfunduara si psh projekti i fundit Doku Filmi Shoqja ime, ku më lejoni t’i falenderoj gjithë stafin dhe regjisorin dhe pedagogin tim, Kicaj për punën që ka bërë. Synimet dhe pritshmëritë janë shumë të larta e them modestisht.

-Çfare ka të veçantë filmi yt i ri ? Ndonjë emër që vlen për tu përmendur?

-Filmi i ri i titulluar “OFSHAMA” do të realizohet së shpejti me regji të regjisorit dhe pedagogut tim z.Adem Kiçaj dhe dashamirësit e artit do të presin shumë surpriza. Bashkideatore është Emine Kurteshi. Emra të njohur të artit shqiptar, do të zbuloj vetëm një aktore me përvojë në art modelizim dhe showbiz dhe jam tepër i kënaqur që Shota Baraliu do të jetë pjesë e Filmit “Ofshama”, kurse të tjera detaje do të mbeten sekret rreth këtij filmi.

-Në fund çfarë keni për t’i thënë publikut Musa?

 -Publikut do i jem gjithmonë mirënjohës dhe falenderues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *