Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dr Arten: Sekreti për një buzëqeshje të bukur

Nga Fabjola Kuburi

Pak biografi të Dr Artenit, jeta, shkollimi, familja…!

Përshëndetje. Në radhë të parë dua të theksoj faktin që është kënaqësi shumë e madhe për mua që të shkruaj disa rreshta në lidhje me veten time dhe punën që bëj për lexuesit shqip folës .Kam dhënë një sërë revistash në disa revista turke, por të them të drejtën më bën të ndjehem mirë kur shkruaj diçka në gjuhën e nënës. Më quajnë Arten Dyrmishi. Lindur dhe rritur në Lushnje, por me origjinë nga Skrapari.

Advertisement

Deri në moshën 14 vjeç kam jetuar në Lushnje dhe me pas u transferova në Tiranë për shkollën e mesme.Gjithmonë me ëndrrën për t’u bërë një nga stomatologët më me emër në Shqipëri u nisa për shkollim në universitetin më të mirë në Turqi, i cili ndodhet në Ankara. Pasi studiova 5 vite në Ankara vendosa të bëja specializim për kirurgji orale. Këtë herë vendosa të vazhdoja specializimin tim në Stamboll, pasi ishte dhe një hap më afër me vendlindjen time. Gjithmonë kam pasur syrin të studioj dhe të kthehem përsëri në Shqipëri. Prindërit e mi momentalisht jetojnë në Lushnje akoma .Unë jam i martuar dhe kam një vajzë, e cila quhet Aria.

Klinika në Turqi, shërbimet, struktura, mikpritja dhe vlerësimi

Klinika të cilën e kam hapur me shumë kënaqësi ndodhet në zonën më të mirë të Stambollit, e cila quhet Nisantasi. Në klinikë punoj bashkë me motrën time, e cila është gjithashtu stomatologe specialiste për fëmijë. Ne punojmë bashkë me ekipin tonë. Të githë së bashku mundohemi të bëjmë më të mirë për pacientët e mi të cilët vijnë nga të gjitha shtetet e botës.Në klinikë ne kemi të gjitha mundësinë t’i ofrojmë pacientëve të gjitha shërbimet në lidhje me stomatologjinë, por në përgjithësi dy shërbimet kryesore në të cilat klinika jonë zgjidhet më shumë nga pacinetët janë shërbimet kirurgjikale si implantet dentare dhe krijimit i një buzëqeshje perfekte hollivudiane. Ne vlerësojmë shumë punën tonë dhe respektojmë shumë faktin që kemi të bëjmë gjithmonë me shëndetin e pacinentëve tanë prandaj çdo gjë që ne bëjmë e bëjmë me një kujdes shumë të madh sikur jemi duke ja bërë familjarëve tanë. Një pjesë shumë e madhe e pacientave të mi vijnë nga jashtë shtetit. Për këtë shkak ne kemi krijuar një sistem, i cili është bazuar në turizm dentar.Pacineti, i cili vjen nga një vend jashtë shtetit ne i krijojmë mundësinë e transferimit nga hoteli me transferta vip plus dhe akomodimin në hotele më prestigjoze të Stambollit.Në përgjithësi pacientët tanë qëndrojnë në Stamboll për një periudhë kohere 7-10 ditë. Gjatë kësaj kohë pacienti vjen në klinikë 3-4 herë.Pjesën tjetër të kohës në të cilën është duke pritur me ndihmën tonë bën vizita mbreslënëse në vendet më të bukura historike dhe kultutore të Stambollit. Siç e dimë Stambolli është një vend shumë i preferuar nga turistët për t’u vizituar. Është me të vërtetë një vend mbreslënës në të cilin ndërthuren kultura shumë vjeçare bashkë me modernitetin aktual. Më pak fjalë mund të themi që duke bërë një trajtim dental ka mundësi të bëj qejf pa fund. Është një mundësi shumë e mirë për pacientët tanë dhe shohim që sa vjen e më shumë shtohet interesimi i pacientëve nga Europa për këtë lloj turizmi. Disa nga faktorët kryesorë, të cilët janë shumë vendimtare për pacientët tanë janë cilësia e lartë e punimeve të cilët ne e mundësojmë gjithashtu në një kohë rekord prej një javë dhe me një çmim shumë konkurues në krahasim me klinikat në vendet nga të cilët pacientët vijnë!

-Trajtimet/Siguria/ Garancia për çdo ndërhyrje tek dhëmbët e pacientëve.

Kjo është një nga pikat më të rëndësishme, e cila i intereson të gjithë pacientëve, të cilët vendosin të marrin një shërbim dentar.

Siç të gjithë e dimë krijimi i një buzëqeshje perfekte holliwoodiane nuk është një shërbim, i cili është i lehtë. Ky lloj shërbimi kërkon shumë profesionalizëm saktësi dhe sigurisht përdorimin e materialeve dhe teknologjisë më të mira që ekzistojnë në fushën e stomatologjisë. Prandaj për shkak të këtyre ky shërbim ka dhe një çmim të konsiderueshëm dhe është shumë e rëndësishme që të bëhet me kujdesin më të madh. Normalisht një pacient, i cili është i interesuar do të dijë se sa vite mund ta përdori dhe çfarë sigurie ose garancie ka. Ne i krijojmë mundësinë e një garancie e një kohë shumë të gjatë prej 15-20 vitesh për pacientët tanë.

-Jeta mes Turqisë dhe Shqipërisë

Jam shqiptar dhe mos të harrojmë që në venat e mia rrjedh gjak shqiptar, prandaj sado që ndjehem mirë dhe jam sistemuar në një mënyrë shumë të mirë në Stamboll gjithmonë kam në mendje dhe në zemër Shqipërinë. Shpeshherë mendoj dhe besoj se në një të ardhme jo shumë të larget do t’i krijoj mundësinë vetes të krijjoj një klinikë prestigjoze dhe me kushtet moderne në Tiranë. I gjithë synimi im është që shqiptarët të kenë mundësinë të marrin trajtimin e duhur në lidhje me shërbimet stomatologjike. Kjo është ëndrra ime prandaj veten e ndjej si një urë lidhëse midis Turqisë dhe Shqipërisë. Thyerja dhe rënia e mitit të “frikshëm” të dentistit dhe të kthyerit në një nga mjekët më të kërkuar dhe më të dashur për të gjithë… Po të bëjmë një kthim ndër vite do vëmë re se shumica e pacinetëve të moshës së prindërve tanë kam fobi stomatologët.

Kjo për shkak se në të shkuarën sjellja e stomatologëve nuk ishte e duhur dhe kjo ka ngjallur frikën, e cila ndër vite sa vjen e është shtuar. Por me avancimin e teknologjisë jemi të aftë që pacientët të mos ndjejnë asnjë gjë gjatë trajtimit dentar. Për paceintët të cilët kanë nevojë për nderhyrje kirurgjikale të komplikaur ne i krijojmë gjithashtu dhe mundësinë e trajtime dentale me anestezi totale, e cila është shumë e preferuar nga pacientët. Pacienti fle gjumë për disa orë dhe ne bëjmë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kur pacienti zgjohet çdo gjë ka mbaruar. Të them të drejten kush nuk do të donte një gjë të tillë.

Ne në klinikën tonë gjithashtu praktikojmë dhe metodën e hipnozës dentare. Synimi ynë kryesore është që ambjentin ose më saktë `kolltukun e frikshëm `që është quajtuar ndër vite ta bëjmë një nga kolltukët më të preferuar për pacientët tanë.

-Projekte dhe synime!

Mbas pandemisë kemi vënë re se të gjithë së bashku nuk mund të bëjmë shumë plane afatgjata. 

Unë si dr.Arteni bashkë me ekipin tim kemi si synim të vazhdojmë t’i krijojmë pacientëve tanë buzëqeshjet më të bukura dhe të shëndetshme që ata meritojnë.

Dëshira ime është që të kem mundësinë që të gjithë shqiptarët në mbarë botën pa patur rëndësi se ku jetojnë të kenë mundësi e një kafshimi të rehatshëm dhe pse jo një buzëqeshje shumë të bukur, e cila na bënë të ndjehemi vërtetë mirë dhe na rrit besimin te vetja në nivel maksimal.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Stina e suksesit të Musa Sylejmanit

Next Post

Ligji i tërheqjes, fuqia e mendimeve tona! Nga Olta Muça

Advertisement