Ajo është konsideruar një nga femrat më të bukura në botë por Charlize Theron i ka humbur linjat e saj trupore dhe është shëndoshur. Bukuroshja 41-vjeçare ka shtuar peshë dhe ndryshoi pamjen e saj të jashtme për filmin e saj të fundit “Tully”. Duke folur për Variety, aktorja është shprehur se e ka përjetuar shumë keq pamjen e saj të re dhe i është dashur të konsultohej me mjekë dhe psikologë për të dalë nga gjendja depresive. Sheqeri më futi në depresion dhe u sëmura pasi nuk mund të humbisja dot peshë,”, shpjegon ajo.“I thashë doktorit tim se isha duke vdekur”, theksoi ajo. Charlize luajti rolin e një nëne të tre fëmijëve dhe e përfshiu veten tërësisht në rol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *