Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një person ende i paidentifikuar është hedhur nga dera e autobusit. Mësohet se dera e urbanit ka qenë e hapur, ku pasi është hedhur është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë. I dëmtuar u transportua në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen në vendngjarje. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *