Ragni vazhdon të kundërshtojë Vasundrën në qëllimin e saj për të martuar sërish Alekun.  Sakshi shkon në shtëpinë e Prakashit dhe i qeras me ëmbëlsira për punën e re. Aty ajo takohet me Ragnin, e cila ka shkuar të flasë me të atin për faktin që Vasundra ka vendosur të rimartojë Alekun. Aleku, Anmoli, Kushi, Guni dhe Ragni bëjnë një festë për t’i rikthyer humorin Tamanës së mërzitur. Malti blen perime me çmim të shtrenjtë, edhe pse Vineti përpiqet ta ndalojë atë. Aleku zgjohet natën pas një gjumi të shqetësuar dhe Kushi kujdeset e këndon për të…

 

Ragnit dhe Anmolit u prishet makina dhe mbeten vetëm

Ragni shkon në dhomën e Alekut dhe e gjen Kushin duke qëndruar në karrige, pasi Aleku e ka zënë të gjithë krevatin. Atëhere Ragni e merr Kushin dhe ato flenë bashkë. Tamana zgjohet dhe nuk e gjen të ëmën në krevat. Ajo mërzitet kur e shikon Ragnin duke fjetur me Kushin. Indraxhiti bisedon me Anmolin për çështje të biznesit dhe për udhëtimin që duhet të bëjë ky i fundit, i shoqëruar nga Ragni. Guni lumturohet që Ragni dhe Anmoli do të ikin së bashku në këtë udhëtim dhe mundohet të ndihmojë Ragnin. Gjatë rrugës së kthimit, Anmolit i prishet makina dhe ata telefonojnë në shtëpi. Ragni arrin të flasë me Indraxhitin dhe me Kushin, por kur telefonin e merr Tamana, bie linja, gjë që e mërzit atë, pasi mendon se e ëma deshi të fliste vetëm me Kushin, kurse asaj i mbylli telefonin.

Anmoli dhe Ragini kërkojnë strehë në një shtëpi aty pranë, shumë në siklet pasi kjo do të jetë nata e parë që do të kalojnë së bashku të vetëm. Anmoli e sheh Ragnin ndërsa fle… Vasundra vazhdon me qëllimin e saj për të gjetur një nuse për Alekun. Anmoli dhe Ragni kthehen në shtëpi të nesërmen, ndërsa Tamana është mërzitur me Ragnin dhe refuzon të pranojë ndjesën e saj. Ragni përzë agjentin martesor që ka ardhur për të diskutuar me Vasundrën në lidhje me martesën e Alekut.

Ragni i tregon Vasundrës se e ka përzënë agjentin e martesave dhe të dyja së bashku debatojnë në lidhje me çështjen e martesës së Alekut. Ky i fundit e dëgjon bisedën e tyre dhe zemërohet me to. Prakashi takohet me Sakshin në rrugë dhe habitet kur ajo i thotë se ka marrë vesh që gruaja e Vinetit është e sëmurë. Prakashi e siguron se Malti është e shëndetshme dhe se ajo nuk vuan nga kanceri apo nga ndonjë sëmundje tjetër. Kur shkon në shtëpi, Prakashi e pyet Vinetin se ç’janë këto fjalë që qarkullojnë për të e të shoqen. Sakshi dhe Taruni takohen dhe e kalojnë mbrëmjen së bashku. Ragni përpiqet të afrohet sërish me Vasundrën…

Vasundra e bind Alekun që të martohet dhe shkon edhe një herë në agjencinë e martesave për të gjetur nuse për të. Tamana vazhdon të bëhet xheloze…. (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *