Feliksi, i lumtur që më në fund e realizoi ëndrrën e tij më të madhe, e kalon ditën e parë si presidenti i spitalit San Magno, duke ua vënë në dukje të gjithëve autoritetin e tij. Ai përzë infermieren Siza, refuzon dhe trajton shumë keq doktor Xhaksin, si dhe kërkon takim  me Atilion…

 

Atilio bëhet njeriu i besuar i Feliksit

Feliksi i kërkon Atilios që të vijë të punojë pranë tij, në radhë të parë duke bërë një audit për kohën kur spitali ka qenë nën presidencën e Sezarit. Ai i kërkon Atilios që të bëhet njeriu i tij më i besuar dhe ta ndihmojë në administrimin e ndërmarrjes. Atilio, tashmë i zhgënjyer nga miqësia e mohuar e Sezarit, e pranon propozimin.

Alina shkon në dyqanin e Editit për të kërkuar një fustan të bardhë për dasmën e saj, duke i dhënë kështu lajmin se shumë shpejt do të martohet me Sezarin. Ky lajm rizgjon urrejtjen e Pilarit.

Amarilisi çon Fabricion në sptal për një konsultë dhe të gjitha miket e saj infermiere e rrethojnë dhe thonë se ka një fëmijë të mrekullueshëm. Kjo skenë bën shumë xheloz Nikon, i cili vjen i zemëruar dhe thotë në sy të të gjithëve se ajo nuk është veçse një bark i marrë me qira dhe se është ai babai i asaj fëmije…

Nga ana tjetër, Alina vazhdon të shoqërohet me Brunon, gjoja për çështje pune dhe herë pas here sajon momente të sikletshme për t’u afruar dhe për ta joshur atë…

 

Bernarda i tregon Feliksit dhe Pilarit se e ka kaluar natën me doktor Luteron dhe se është e lidhur me të, gjë që i habit ata të dy, por në mënyrë të veçantë Feliksin, që nuk e humb rastin për të bërë komentet e tij fyese. Të nesërmen, Atilio e mendon propozimin e Feliksit dhe vendos që sipas këshillës së tij, të kthehet me Vegën. Ai flet me Marsian, për ta njoftuar atë se ka vendosur…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *