Përshëndetje doktoresh Ersida! Jam një vajzë 29 vjeçe. Kujdesem për higjenën e dhëmbëve të mi por përsëri ngjyra e dhëmbëve nuk është shumë e bardhë. Kam dëgjuar për metoda të ndryshme zbardhimi dhe metodën me lazer. Ju si doktoreshë kë metodë do më rekomandonit pasi dua të bëj disa seanca zbardhimi. Faleminderit.

 

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që drejtohet nga pacientët. Zbardhja e dhëmbëve është trajtimi estetik më popullor në botë sepse të gjithë dëshirojnë të kenë një buzëqeshje të shëndetshme me dhëmbë të bardhë. Pa dyshim që një buzëqeshje e bukur dhe me dhëmbë të bardhë mund të rrisi kofidencën tek njerëzit. Është e vërtetë që ka disa metoda për të realizuar zbardhimin e dhëmbëve duke filluar nga ato që mund të realizohen në shtëpi dhe zbardhimi profesional i cili realizohet në klinikë. Zbardhimi i cili realizohet në klinikë konsiston në dy forma.1-zbardhim me anë të një xheli i cili përmban një përqëndrim të caktuar të peroksidit të hidrogjenit dhe 2-zardhim me lazer ku përsëri lënda zbardhuese është xheli që përmban peroksid hidrogjeni.Të gjitha produktet profesionale të zbardhjes së dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni (15-35%) Disa nga materialet kërkojnë dritë halogjene për të shpejtuar dhe forcuar veprimin e peroksidit, ndërsa të tjera janë të përgatitura që të veprojnë edhe pa të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *