Blerina Braka, është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Me një zë që të bën për vete dhe me një interpretim që të mahnit kur ajo këndon, Blerina nuk ka shumë që ka sjellë edhe klipin e saj më të fundit, “Çohu”, i cili duket se ka gjetur pritjen e duhur në publik.

 

Fabjola Kuburi:-“Jeto jetën i gëzuar, fatin vet e ke në duar, i vjetër dhe i ri, nuk ka moshë në dashuri”, janë vargjet të këngës tënde më të re, “Çohu” që ka bërë realisht shumë bujë në tregun muzikor. Si erdhi kjo këngë, na trego diçka më shumë?

-Kjo këngë ka të bëjë me natyrën time. Unë jam natyrë me adrenalinë dhe këtë pjesë më pëlqen ta ndaj me të tjerët. Kjo këngë ka dalë nga unë pasi tekstin dhe muzikën e kam shkruar vetë. Kjo këngë është produkti im.

-Po bëhet shumë kohë që je në skenë. E kupton si ikin vitet?

-Vitet ikin por e rëndësishme është që ne të marrim më të mirën prej tyre.  Është vërtetë bukur kur bën atë që do dhe në jetë kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.

-Shumica e fëmijëve rriten me lodra, e ti u rrite me skenën. Ka qenë një fëmijëri e bukur për ty?

– Sigurisht. Të them të vërtetën edhe unë kam luajtur me lodra por kisha një ndryshim nga fëmijët e tjerë, kisha pasionin dhe ëndrrën për të prekur skenën. Unë kisha dhe një lojë timen, bëja prova para pasqyrës dhe imagjinoja sikur isha në skenë. Nuk e imagjinoni dot sesa e lumtur ndihesha kur këndoja ashtu para pasqyrës dhë më dukej vetja sikur isha e njohur dhe e famshme në ndonjë skenë të madhe. Kjo ishte loja ime e preferuar.

-Gëzon një respekt të madh midis publikut shqiptar, e kjo vjen nga prezenca jote në mbrëmjet “live” në evente dhe ambjente të ndryshme. Është pikërisht e kënduara “live” ajo që e plotëson një këngëtare?

– Për mua nëse një këngëtar nuk këndon live nuk quhet këngëtar. Mund të quhet çfarëdo por këngëtar jo. Të këndosh live është të vësh të gjithë qenien tënde në shërbim të këngës dhe të japësh maksimumin në atë interpretim. Gjithësesi e rëndësishme është audienca. Këngëtari duhet të jetë i kompletuar dhe të këndojë live por edhe të jetë i pëlqyer me produkte klipesh.

-Të futemi pak në botën e lukut, një element shumë i rëndësishëm për këngëtaret shqiptare! Blerina, sa kohë të duhet ty të kurohesh në detaj në look?

-Sigurisht që luku është pjesë e rëndësishme dhe unë i jap rëndësi në mënyrën time. Të kujdessesh për veten është kulturë më vete dhe tregon edhe një anë tënden shumë të mirë, respekton veten por edhe publikun për të cilin interpreton.

-Të jesh e talentuar do të thotë të jesh e kërkuar. Sa kohë i ha Blerinës, puna me muzikën, dhe sa kohë i mbetet asaj për jetën personale apo për familjen?

-S’ka lidhje talenti me të qenit e kërkuar. Gjithçka varet nga menaxhimi…! Ndodh që koha më kufizohet ndodh edhe që kam kohë mjaftueshëm. Kështu që i alternoj gjërat dhe gjej kohë për gjithçka. Nëse diçka do ta bësh vërtet, koha nuk është problem.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *