Përshëndetje doktoreshë Ersida. Kam një djalë 10 vjeç  dhe dhëmbët e parë i kanë dalë shumë shpejt, kur ai ishte 5-6 muajsh. Tani që i janë ndërruar i kanë dalë dy dhëmbë lart e katër poshtë. A është normale kjo gjë? Apo duhet të bëjmë një kontroll mjekësor?

 

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:-  Përshëndetje Zonjë! E kuptoj shqetësimin tuaj si nënë. Po ju shpjegoj në vija të përgjithshme se si funksionon ndërrimi i dhëmbëve nga denticioni i qumështit në denticionin e përhershëm. Gjatë periudhës jetësore kemi 3 faza të dhëmbëve. Dhëmbët e qumështit të cilët janë 20 dhëmbë gjithësej, periudha e denticionit miks ku gjenden edhe dhëmbe të qumështit dhe dhëmbët e përhershëm të cilët janë 32 dhëmbë gjithësej. Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për dhëmbët e qumështit pavarësisht se ato do të zëvëndësohen nga dhëmbët e përhershëm sepse fëmija me to kryen funksionin e ngrënies, fonetikës si dhe funksionin estetik. Me heqjen e dhëmbëve të qumështit para kohe fëmijët jo vetëm që s’mund të kryejn këto 3 funksione që ju përmenda më sipër por do të shkaktojne anomali në daljen e dhëmbëve të përhershëm. Rënia e dhëmbëve të qumështit është një proçes fiziologjik që fillon rreth moshës 6 vjeçare, me qëllim qeë ti lërë vendin dhëmbëve të përhershëm. Fillimisht, ndërrimi i dhëmbeve bëhet tek dhëmbët e parë në nofullën e poshtme që quhen inçizivët mandibular si dhe me daljen e molarëve të parë të përhershëm që zakonisht ndodh rreth moshës 6-7 vjeçare. Dhëmbët e parë sipër ose inçizivët maksilar dalin afërsisht një vit më vonë. Paradhëmballët dalin rreth moshës 10-12 vjeçare. Kaninët e poshtëm dalin në moshën 9-10 vjeç, ndërsa të sipërmit 11-12 vjeç. Molarët e dytë dalin nga mosha 12-13 vjeç. Molarët e tretë të quajtur ndryshe si dhëmbët e pjekurisë dalin pas moshës 18 vjeçare. Me kohën fëmija rritet, rriten edhe nofullat, kështu që kërkesa e të ushqyerit tek të rriturit është më e madhe dhe ndryshe nga ajo e fëmijëve. Muskujt zhvillohen më tepër, që do të thotë se dhëmbët e qumështit nuk janë më në përputhshmëri me organizmin dhe bëhet ndërrimi i tyre duke u zëvëndësuar me dhëmbët e përhershëm. Dhëmbët e përhershëm dallojnë nga dhëmbët e qumështit, nga ngjyra, madhësia, forma dhe numri. Dhëmbët e qumështit fillojnë të bien rreth moshës 6 vjeçare dhe rreth moshës 12 vjeçare. Dhëmbët e qumështit duhen zëvëndësuar nga dhëmbët e përhershëm. Fëmijët nuk i humbin dhëmbët e qumështit në të njëjtën kohë, pasi disa prej tyre e kanë kulmin e rritjes më herët se disa të tjerë. Ka raste kur dhëmbët e qumështit ende janë në nofull për arsye të ndryshme si  dhe rasti i fëmijës tuaj. Në këto raste ajo që ju këshilloj është patjetër një vizitë tek stomatologu dhe paraprakisht të paraqiteni në klinikë me një grafi panoramike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *