Këngëtarja Barbana Dini ka lajmëruar nëpërmjet Facebook-ut të saj se ka ndodhur një incident me profilin e së ëmës. Facebook-u i Mimoza Shaqiri Dinit është vjedhur. Barbana është shprehur mjaft e revoltuar se as në këtë periudhë zie, nuk i lënë në dhimbjen e tyre. “Miq të dashur, fb i mamasë time Mimoza Shaqiri Dini është vjedhur nga persona sigurisht të papërgjegjshëm! Ju njoftoj se përdoret nga tjetërkush! Fatkeqësisht nuk ka asnjë logjike që unë të meresha me diçka te tillë në këto ditë të zeza që po kaloj, por ja që ka dhe njerëz që duan të na vjedhin dhe kujtimet për një tekë të tyre!”, ka shkruar ajo.

Irsa Qosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *