Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Të qeshim dhe të qajmë me parlamentarët shqiptarë Nga Agron BERDAJ

Duke marrë shkak nga fakti i denoncuar në shtyp se nëntë deputetë shqiptarë janë pa shkollë të mesme, por ama ata  mbajnë  diplomën e shkollës së lartë dhe kë, atë të fakultetit të drejtësisë , të vjen të  ulërasësh ,të  të dëgjojnë yjet   , galaktikat dhe arushat e qiellit  , të dalësh përpara parlamentit dhe t’i hedhësh si mbeturiana ata edhe kryetarët e partive që u përkasin , në koshin e plehërave . Por meqënë se jemi një popull sentimental dhe i nënshtruar nga politika ,partitë që u përkasim dhe liderit e tyre  , dhe meqënë se nëntë mostrat deputetë që kanë fshehur të vërtetën ,u përkasin katër partive kryesore ,dhe që ato, do të përpiqen ta kalojnë problemin në heshtje ,nuk mbetet gjë tjetër veçse mjetet e masmedjas televizive dhe ato të shkruara  të hapin rubrikën “Të qeshim dhe të qajmë me parlamentarët shqiptarë “ Ndoshta do të jenë rubrikat dhe emisionet më zbavitëse ,plot të vërteta dhe humor ,mbushur me ngjarje tragjike dhe  donkishoteske ,me aventura, por edhe me karaktere të dobëta dhe të pështirosura ,me akte mafioze dhe poshtëruese, por edhe me role frikacakësh ,ordinerësh ,deri edhe vjedhësh pulash në rininë e tyre .Duke ju referuar metodologjisë shkencore të mësimdhënies ,ku jepet situatë problemore dhe nga auditori kërkohet zbërthimi ,personifikimi dhe përgjithësimi i informacionit ,kjo metodologji duhet të ndiqet edhe në këto emisjonë për korrupsionin e disa deputetëve shqiptar .Të pasqyrohet ngjarja , konflikti i ndodhur ,të tregohen rrethanat dhe mjediset ku ndodhin ngjarjet ,dhe teleshikusit të gjejnë se kush deputet fshihet pas tyre ,të japë informacione plotësuse rreth krimit ,sistemi se  si funksjonon korrupsioni  .Meqënë se nuk janë dhënë  emrat  e deputetëve që kanë bërë kërcimin e madh nga shkolla tetëvjeçare kanë kaluar në universitet ,pa bërë shkollën e mesme ,dhe  mirë që kanë mbetur anonim , pasi në këtë mënyrë publiku vë në veprim  fantazinë ,thërret në ndihmë kujtesën ,i referohet të vërtetës .Kjo është një lloj zbavitje, por edhe një ndjenjë keqardhje se në ç‘gjendje mjerane eshte zhytur parlamenti shqiptar .Duke respektuar rregullat e lojrave me disa të panjohura ,të tipit fjalë kryq ,të enigmave ,apo ato të testit të zhvillimit mendor ,të përpiqemi të gjejmë sado pak se ku mund ti kan gjetur këta deputet  diplomat  ? Mundet që ata  t’i kenë blerë edhe të një tip i tillë që me vetëmburrje i tregonte shokut te vjetër të burgut shqetësimin dhe hallin e tij me pagesat e puntorëve që ai kishte punësuar   . Ai ,në  vitet 90-të ,ka qënë ushtar në divizionin e Sarandës ,i ndaluar dhe  me precedentë penalë. Akuza nuk lidhej as me tentative për arratisje, apo dezertim nga ushtria ,por për vjedhje të pastër të pasurisë shtetërore  .Duke qënë ushtar  roje shiste në mënyrë të paligjëshme materjale ndërtimi te fshatarët e zonës , si çimento, hekur dhe këto me sasira të mëdha . Me ndërrimin e sistemit, edhe pse ishte dënuar për vjedhje ,u quajt i dënuar politik dhe fitojë statusin e të përndjekurit . Nuk kishte  as arsimin tetëvjeçar . Duke u marrrë me politikë u bë zotërues i hektarëve të shumtë të tokave  në Rrogozhinë , firmave të ndërtimit , agjensive turistike ,por edhe pronar i një universiteti në Tiranë .Dhe e dini se universiteti e kishte ndihmuar shmë në biznesin e tij . Do thotë ndokush ,po si ?Nuk ishte fjala vetëm për fitimet e pastra nga mënyra se si funksiononin universitetet private në Shqipëri ,pasi kjo dihej ,por ndihma qëndronte edhe diku tjetër  .Ai kishte kohë që puntorët e firmës së  ndërtimit ,nuk i paguante . Siç thoshte  ,kjo për mungesë të parave kesh ,pasi pasuri të patundëshme , zotronte shumë .Një nga ditët u shkon puntorëve të ndërtimit dhe u kërkon të bënin një marrëveshje për shpërblimin e tyre . Ai ,u tha se  nuk do t’u jepte lekë ,pasi nuk kishte ,por sasinë e parave që u detyrohej , do t’ua zvendësonte me diploma universiteti . LLogaria do të bëhej në bazë të vlerës që kishin diplomat në tregun e zi shqiptar .Kishte nga puntorët që duhej të mernin edhe pesë a gjashtë diploma duke llogaritur shumen që ky pronar u detyrohej atyre  . Por për çfarë t’i donin këto diploma  ,ata ishin puntor ë, pa shkoll të mesme , të paaftë për profesjonet që shkruhej në diploma ,shumë ishin në prag të pensionit ,pa llogaritur të vërtetën se atyre u mungonin parat për të ushqyer familjet .Pra mendimi ishte që këto diploma në tregun e zi shqiptar mund të ktheheshin në  para ,mund të bëheshin dhurata për njerzit e afërt  ,se me to përmes një miku duke qënë militant partie ,mund të zije një vend në administratën shtetërore që nuk kishte më zot të të largontë më prej andej ,mund të bëje karjer në parti duke u emruar edhe deputet i saj .A thua ti kenë blerë në këtë llojë tregu diplomash edhe nëntë deputetët që nuk kanë mbaruar shkollën e mesme .Po pronari I këtij universiteti kush mund të ishte dhe  nga të dhënat e mësipërme a mund ti përafroheni sadopak ?Po pronari i këtij universiteti a ka mbajtur ndonjë dipllomë për vete ,pasi ishte i punësuar në administratën shtetërore të qoftlargut .Lexuesi nuk duhet t’i kërkojë gjërat të gatëshme, por duhet ta vrasi mëndjen dhe të gjejë se  kushë mund të qëndrojë mbas çdo ngjarje të treguar. Lojë është ,edhe po gabuat nuk ka problem ,të korruptuarve në politikën shqiptare nuk u ngelet qejfi ,pasi derrat një turi kanë .

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Greqi, një 26-vjeçar humbet jetën në spital

Next Post

Driselda Kanina: “Ohrid Fest” një vlerësim i madh për mua!

Advertisement