Përbërësit:

Arra të shtypura, 1 gotë,

Sheqer pudër, 1 gotë,

Qumësht, 1/2 gote,

Rrush i thatë, pa fara, 1/4 gote,

Gjalpë, 1 lugë gjelle,

Kakao, 1 lugë gjelle.

 

Gatimi:

Përvëlojeni rrushin e thatë në ujë të ngrohtë, kullojeni dhe grijeni. Nxehni qumështin dhe hidhni në të gjalpin e sheqerin. Treteni kakaon në ujë dhe vëreni në zjarr. Kur të ketë zier pak, bashkojeni me përbërësit e tjerë, duke i vënë në zjarr të gjithë së bashku e duke i lënë të ziejnë, ashtu sikurse edhe reçelin. Prova është po ajo: Hedhim një pikë shurup mbi thoin e gishtit të madh dhe, po e ruajti formën, është gati. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Kur të ketë “ngrirë”, i japim formë me një gotë likeri apo thjesht e presim në ç’formë të duam, me thikë. Po të kemi dëshirë, pasi të jenë tharë mirë, i mbështjellim me letër të posaçme pastiçerie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *