Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Poezi
Saimir Meçe: Të sjellim modë të vërtetë…
Një dasmë si në përralla!

Saimir Meçe: Të sjellim modë të vërtetë…

13933390_886817938090000_361443345_n 13933539_886818821423245_1365513856_n 13978366_886807408091053_40489648_o 13988775_886818384756622_1382538058_nSaimir Meçe e njeh botën e modelingut rrënjësisht, sepse prej shumë vitesh merret me të, por edhe organizon spektakle dhe vlerëson e dizenjon veshje të ndryshme. Bashkëpunimi tij më i fundit ka qenë në Turqi, ku ai ka dizenjuar veshje për femra dhe ka në plan që të sjellë edhe në Shqipëri një pjesë të kësaj mode. Suksese Saimir!

 

Sadri Kuburi: – Saimir Meçe, ti nuk je një emër i panjohur për publikun…

Advertisement

Saimir Meçe: – Në fakt, më i njohur mund të them që jam jashtë Shqipërisë, jo vetëm si pjesë e modës, por në disa variacione të tjera, pavarësisht se s’kanë publicitetin e duhur.

– Prej sa kohësh je përqendruar në fushën e modelingut dhe çfarë gjen te moda?

– Për mendimin tim, gjithkush merret me modë pasi në vetvete, të ndihesh mirë me veten, komod me mënyrën se si ne prezantohemi, kjo është modë. Kam një jetë të tërë që jam pjesë e modelingut, si pjesë zbatuese e vlerësuese e kësaj fushe.

– Cila ka qenë eksperienca më e bukur që mund ta veçosh në botën e modelingut?

– Realisht, janë të shumta dhe secila ka pasur veçantinë dhe përjetimin e saj në mënyra të ndryshme. Kur e dashuron punën që bën, sigurisht që pritshmëria e kënaqësisë kundrejt asaj që bën është e madhe.

– Realisht ku e gjen veten më mirë, si menaxher apo si model?

– Unë, jo vetëm që e gjej veten më mirë si projektues-menaxher, por pjesa më e madhe e karrierës sime ka qenë më shumë si e tillë. Jam diplomuar për dizenjator dhe teknolog, ndaj e zotëroj këtë anë më së miri dhe ndihem i plotësuar.

– Cili është motivi parësor i Saimir Meçes?

– Vetë jeta është motiv, ndaj dëshira e njeriut është ushqyese gjithnjë. Pritshmëritë që kam nga vetja janë të mëdha sa dëshirat. Ajo që mund të veçoj është që edhe në Shqipëri të sjell disa projekte duke nxitur dhe prezantuar bukuritë shqiptare në shumë drejtime.

– Mos më thuaj që je singëll se nuk ta besoj! Me aq femra të bukura sa rrethohesh ti…

– Femra është qenia më e bukur, ndaj të jesh në shoqërinë e femrës është dhurata më e bukur që një mashkull i bën vetes së tij. Unë, në këtë aspekt, kam qenë gjithnjë i plotësuar dhe sigurisht, edhe me pak fat. (Qesh)

– Me kaq njohuri dhe dije sa ke ti, nuk do të ishte çudi të të shikonim në ndonjë post qeveritar!

– Realisht, nuk është se nuk e kam menduar, gjithnjë kam dëshiruar më të mirën për vendin tim. Gjithkush mund të japë më të mirën në mënyrën e tij, por kur je larg vendit tënd, i shikon gjërat më qartë, duke menduar të lëvrosh aty ku më së shumti është nevoja. Tani për tani, është thjesht mënyrë e të menduarit për aktivizimin tim.

– Ke pozuar ose bashkëpunuar me kompani shqiptare më parë?

– Në lidhje me botën e bukurisë, aktivitetet e mia i kanë rrënjët jashtë Shqipërisë, pasi pjesën më të madhe të jetës sime e kam jetuar andej, por bashkëpunimet sigurisht që nuk mungojnë. Koha vrapon, unë shikoj dhe jap më të mirën time edhe në vendin tim dhe këtë e bëj me shumë dëshirë.

– Ke pasur ndihmën e ndokujt, apo çdo gjë e ke arritur vetë në këtë fushë?

– Çdo gjë që kam bërë dhe vazhdoj ta bëj edhe sot, e kam arritur vetë. E vetmja ndihmë dhe mbështetje është dëshira, pasioni dhe vullneti. Nëse gëzon këto veti, çdo gjë realizohet.

– Frymëzimi yt, cili është?

– Mua më frymëzon çdo gjë e bukur, jo vetëm në aspektin e bukurisë gjinore. Frymëzim gjej te dëshirat për t’i parë gjërat gjithnjë e më ndryshe e për të eksploruar në gjithçka.

– Duke qenë se ke punuar gjatë gjithë kohës jashtë Shqipërisë, sa ndryshon fusha e modelingut atje, në krahasim me Shqipërinë?

– Pa dashur të jem diferencues, pjesë e modelingut bëhen ata që plotësojnë kriteret. Të nxjerrësh modelë sa për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, kjo e fundit ndodh vetëm në Shqipëri. Është vërtet për të ardhur keq, për mënyrën se si e vlerësojnë dhe e realizojnë modelingun. Gjërat e bukura shihen, nuk blihen. Koha kalon, tregu i modelingut po lëshon degë përditë e më shumë, por siç thuhet dhe dihet, pema pa kokrra s’ka ç’duhet dhe modelingu në Shqipëri, këtë shije të lë.

– Cili do të jetë projekti yt më i afërt në botën e modës e të spektaklit?

– Projektet janë të shumta dhe doja të specifikoja të fundit që ishte një bashkëpunim në Turqi me Arte Tahir dhe disa stiliste, producentë të njohur në Evropë, ku unë dizenjoj veshje për femra. Kam në plan që së shpejti të kem dhe bashkëpunime me evente të ndryshme shqiptare dhe të huaja. Të sjellim pak modë të vërtetë!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezi

Next Post

Një dasmë si në përralla!

Advertisement