14060376_1815067025436138_698440220_o 14075111_1815067015436139_161672131_o 14137884_1815067008769473_956671583_n 14138369_1815067068769467_1059663342_n 14138501_1815067042102803_1833845684_n 14139160_1815067028769471_2133337887_oDita e dasmës është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e njeriut. Edhe pse ajo ditë shkon shumë shpejt, mbetet e paharruar, jo vetëm në mendjen e atyre që martohen, por edhe në mëndjet e gjithsecilit pjesëmarrës. Sidomos, kur ajo është një dasëm si në përralla. Kështu e kanë cilësuar atë gjithë personazhet VIP të pranishëm në dasmën e Anisës dhe Bojkenit. Çifti simpatik, ka vendosur që dita e martesës së tyre të jetë e paharrueshme, ashtu si çdo çift tjetër që dëshiron për ditën më të bukur dhe të lumtur të jetës. Dasma e Anisës dhe Bojkenit ishte krejt e veçantë. Ajo u bë në natyrë, më saktë në Dajt. Në të morën pjesë mbi 350 dasmorë, mes të cilëve, biznesmeni Met Malo, i cili është edhe daja i dhëndrit, Princ Leka i dytë, Baba Edmondi, i cili ka bërë edhe ritualin e lutjes për çiftin, duke i bekuar në martesën e shënjtë. Shumë personalitete të tjera, të cilët i dhanë rëndësinë e tyre kurorëzimit të një çifti të ri, në martesë, shoqëruan ceremoninë, e cila ishte realizuar më një dekor që të linte pa mend, i rregulluar me vëmendje deri në detajet më të vogla. E veçanta e kësaj dasme, ishte se të gjithë dasmorët, madje edhe çifti, janë ngjitur me teleferik deri në ambjentin ku është realizuar dasma.

Gjatë dasmës u realizuan dhjetra e dhjetro video fantastike që qarkullojnë ne rrjetet sociale e që mund të quhen filma të bukur të një dashurie të madhe, si ajo e Anisës dhe Bojkenit.

Gjatë gjithë mbrëmjes kanë shpërthuer fishekzjarre të mrekullueshme, që i kanë dhënë festës ngjyra  dhe përmasa madhështore.

Anisa dhe Bojken, u trashëgofshi dhe dashuria juaj qoftë gjithmonë në rritje për njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *