-Blerta, një prezantim yti për lexuesit e Intervistës do ishte me vlerë e rëndësi…!

-Përshëndetje!Quhem Blerta Lena dhe jam 33 vjeçe. Jetoj në qytetin e Korçës. Jam e martuar prej 9 vitesh dhe jam mamaja e dy vajzave Natali & Kristel. Rreth 2 vite më parë vendosa që faqen time personale ta kthej publike, pasi mikeshat e mia kryesisht këmbëngulnin që ta bëja të tillë, pasi përcillja shumë me anë të postimeve të mia dhe kjo mund të ishte diçka frytëdhënëse. 

-Ku e gjen frymëzimin për kujdesin ndaj rrjeteve sociale, sidomos instagramit?

-Frymëzimin gjithmonë e kam marrë nga një e afërmja ime e cila jeton në Austri dhe është blogere. Postimet e saj më frymëzonin në gjithçka: në veshje, arredim, kombinim dhe dizajn. Fusha e dizajn është një ndër të preferuarat e mia. Duke u frymëzuar nga ajo pa e kuptuar as vetë shikoja që më komplimentonin shumë  në gjithçka që postoja. 

-Nëse bëjmë një vizitë në faqen tënde, çfarë gjejmë aty, ç’lloj postimesh?

-Në faqen time postoj çdo gjë që ka të bëj me të bukurën. Foto nga përditëshmëria, set fotografike, detaje nga dekore në shtëpi, momente familjare, por asnjëherë nuk harroj t’i shoqëroj me detaje. Për mua detajet janë gjithmonë të rëndësishme. Kujdesi ndaj pamjes së faqes sime është shumë e rëndësishme.

-Të ka ndihmuar kjo gjë për të bërë diçka më fitim prurëse?

 -Së fundmi punoj edhe si social media menager, kujdesem për imazhin,  kombinoj dhe fotografoj produkte në një dyqan me produkte shtëpiake në qytetin ku banoj. 

-Po disajni të tërheq?

-Më pëlqen shumë fusha e dizajn-it. Krijoj ftesa dhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me dekoret e eventeve.

-Puna jote të pengon në përkushtimin ndaj faqes tënde?

-Puna më pengon  ç’është e vërteta, për t’ju përkushtuar si duhet faqes sime, por gjithsesi jam përpjekur ti balancoj!

https://instagram.com/blertas_page?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *