alma velaj (3) alma velaj (2) alma velaj (4) alma velaj (5) alma velaj (1) 13567038_520573744801961_6501819630227757492_nAlma Velaj, është nga ato këngëtare, që mendon se thjeshtësia dhe të qenit popullore është çelësi i suksesit për çdo këngëtar apo këngëtare. Ajo, është simpatike, e dashur, e thjeshtë por mbi të gjitha shumë e talentuar.

Fabjola Kuburi:- Nëse unë them Alma Velaj,  çfarë duhet të na shkojë nëpër mend, mua dhe lexuesve të gazetës Intervista?

Alma Velaj: Unë jam Alma Velaj, jam një e apasionuar pas muzikës popullore, e këndoj këngën me pasion dhe e dua me shpirt prej gati 20 vjetësh. Çfarë doni të dini më shumë?(Buzëqesh)

– Sapo ke lançuar edhe klipin tënd më të ri, në bashkëpunim me Swart Company, “Më mbaj me kimet”, si janë pritshmëritë për këtë klip?

– Po, nuk ka një javë që kam sjellë për publikun klipin më të ri “Më mbaj me kimet” një bashkëpunim me Sëart company dhe Tv Blue Sky. Pritshmëritë janë të mira sepse duket që ka pasur një impakt shumë të mirë me publikun. Tani, shpresoj të pëlqehet më shumë.

– Ndërkohë ke sjellë edhe një realizim me potpuri dasmash shkodranë dhe një klip tjeetër “Hall I madh qenka dashnia”…!

-Të dyja këto janë realizime që unë i dua shumë. Potpuritë janë të pëlqyeshme, sidomos tani në sezonin e dasmave. Ndërsa “Hall i madh qenka dashnia”, është një bashkëpunim me Ardian Jakun dhe grupin Oriental dhe ka pasur shumë sukses si këngë që në momentin që është publikuar.

– Ti punon jashtë pjesën më të madhe të kohës, por ndërkohë vjen edhe në Shqipëri, si është jetesa në ecejake?

– Të them të vërtetën është pak e lodhshme, të qenurit në punë dhe aktivitete të vazhdueshme po në mesin e famljes, gjithçka merr kuptim të bukur. Për momentin jam në gëzimet familjare ku më kanë ftuar dhe ndihem e vlerësuar, por edhe duke shijuar dy realizimet e fundit që kam sjellë për publikun, potpurinë e dasmave shkodrane dhe “Hall i madh paska qenë dashnia”.

– Në cilat vende jashtë Shqipërisë ke punuar më shumë?

– Kam punuar në shumë vende dhe jam ndjerë komode kudo,  por në Amerikë jam ndjerë shumë e vlerësuar, në gjithë turin që realizova atje.

– Kush të ka mbështetur në rrugën tënde?

– Familja dhe Zoti, por edhe i kam dhënë mbështetje  vetes dhe nuk kam pritur që të më japë dorë askush. Askush nuk të mbështet siç mund ta mbështesësh dhe këshillosh ti veten për më të mirën e mundshme.

– A mendon se ka gjetur bazën e duhur muzika në Shqipëri apo është bërë kaos në të?

– Të them të drejtën është e kompleksur dhe shumë në kaos po jam e fokusuar të popullorja, më duket më përzemër, më e dashur për mua.

– Çfarë pret nga publiku një këngëtare si almadhe çfarë i jep Alma publikut të saj?

– Mundohem të  jap maksimumin dhe pse jo, muzika ime të pëlqehet nga të gjithë.

– Cili do jetë reagimi yt nëse nuk do vlerësoheshe për punën që bën, muzikën që këndon?

– Normale që do më vinte keq sepse pavarsisht rezultatit mundohem që punën ta bëj me shpirt.

– Për kë bën muzikë, kush të frymëzon dhe kush e dëgjon muzikën tënde?

– Per publikun tim, për një aktualitet jo të tepruar, për gëzimet familjare, për familjen dhe miqtë e mij.

– Do të shohim me bashkëpunime apo je e predispozuar drejt solos?

– Do ketë edhe bashkëpunime por edhe këngë që do ti sjell vetë, do jenë të ndërthurrura.

– Çfarë e veçon Almën, në tregun muzikor?

– E veçanta ime është dashuria për muzikën dhe lirshmëria me njerëzit, jam shumë popullore dhe gjithmonë kam menduar se thjeshtësia është gjëja më e bukur dhe e suksesshme.

-Më the se popullorja është muzika jote, por ku do ndiheshe në siklet për ta kënduar, cilën rrymë?

– Po ndihem rehat tek muzika ime, tek popullorja, por  nuk do këndoja dot hip-hop.(qesh)

– Ke kaq vite që këndon në gëzime familjare, në ambjente me muzikë live, a ndihesh e lodhur?

– Lodhje ndihet, por çdo punë ka lodhjen e saj, ndërkohë që kur vlerësohet dhe stimulohesh duket sikur e harron pak lodhjen.

– Çfarë mund ta nervozojë Alma Velajn?

– Pakorrektësia tek disa njerëz si me oraret si me gjithçka tjetër.

– Ku do të shohim në të ardhmen?

– Shumë shpejt do vij me diçka të re, shumë të bukur,  po si gjithmonë mbetem tek popullorja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *