“Zemrën ma more” kjo është kënga më e re e cila është mjaft e bukur kënduar nga Bali Sadiku.

Artisti i ri ka një vit që e ka marrë muzikën më seriozisht pasi ka kënduar edhe më herët, ndërsa kjo është kënga e tij e dytë punuar nga Benjamin Ajrulahi-Beni dhe videon nga Sinnphonie.

Këngëtari që shihet se ka talent ka lindur dhe jeton në Vienë ndërsa me origjinë është nga Kërçova dhe zhanri i muzikës që i përshtatet është ai zbavitës.

Kujtojmë se këngëtari në dhjetorin e kaluar ka qenë në festivalin AlbaPolifest ku ka fituar edhe çmim ndërsa mjafton që ta klikoni në youtube këngën e tij më të re e ajo do tju pëlqejë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *