Vështirë e kam kur e marr ne duar ditarin tim në te cilin me lot në sy filloj ti shpalos kujtimet që mbaj për ty. Koha po kalon por plaget s’mi sheron dot. Në shpirtin tim dhembja ka venë gurë themele dhe kushedi sesa do te zgjas ky mure qe po radhitet si lapidar me vuajtjet e pasosura. Ditët kanë ngrire ne vend dhe nuk ecin dot, zakonisht monotonia mbreteron me temen e njejtë, mungesen tende. Pritja ska te ndalur. Ka kohe që stë kam pare.Me mban gjalle kujtimi kur ishim me te lumturit ne bote. Me kujtohen çastet kur ishim bashkë, bisedat e gjata, mbremjeve plot freski. Keto jane kujtime te pashuara. Keto jetojne te pavdekshme brenda shpirtit tim. E lumturine tone po e vjedh koha, largesia po e mban ne gjirin e saj. Shpesh mbetem e shtangur ne nje vend, flas me erërat qe sillen rreth meje dhe po te me degjonin ato do t’ja jepja porosine qe te mi dergonin atje, ne ate vend ku gjendesh ti i dashuri im. Sa rende qenka largesia. Mendoj ne kete moment ti te ishe me mua e jo qe te dy me tjeter kend. V & E.
Sa e vështire eshte te shohësh sesi lulzon natyra, si lindin dashuri te reja, perderisa dashuria jone eshte fikur, as lotet e derdhura e as fjalet e sinqerta plot ndjenja nuk sollen realizimin e dashurise sone. Ne ty derdha peshen e dashurise, peshen e varferisë se fatit e cila na ndau dhe shtoi mallin e syve qe te kerkojn cdo herë te perlotur, por ti je e strehuar ne zemren time nga e cila nuk do te dalesh kurre. Dashuria per ty shtrihet ne pafundesi. Ti ike, toka per ty u zhduk, mirëpo edhe lumturia ime mbeti vetem hija e dashurise. C’te bej tani kur jam mesuar ne pranin tende, qe perher me behet sikur te mos jetoj fare Engjulli ime. Te prita si lulet qe presin diellin pranveror, te prita dhe po pres me rejedhjen e kohes mbytëse, ende notoj në detin e dhimbjeve, por nuk e dij pse nuk fundosem dot. Armen më të forte qe e kisha dikur “dashurinë” e kam ende dhe do ta ruaj gjithmonë, por te lutem mos e kerko kthimin tim. Engjull nuk kam fuqi qe ta hap rrugen e veshtire deri te pushkatimi im, ngase jam i malisur nga malli, pikëllimi, vetmia, e vuajtjet qe do te varosin triumfin e dashurise tone që tani është vetem fantazi, endërr e re e kendshme, por pa e shijuar. Megjithate te nje kenge vaji e gjen veten gjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *