Ata janë pjesë e TV Scan

dhe kanë një emision të tyrin “Si të vishemi”,

Alma Çelaj dhe Erald Farruku sapo mbyllën një sipërmarrje mjaft të bukur televizive pore dhe artistike.

“Albania Fashion Awards” ishte një plejadë e 10 stilistëve që prezantuan

-Alma dhe Eraldi, dy emrat që sollën dritë dhe profesionalizëm në “Albania Fashion Awards” e cila u zhvillua një javë më parë dhe të jemi të sinqertë pati një sukses të jashtëzakonshëm apo jo?Si ju erdhi ftesa për të qenë moderatorët e këtij eventi?

Alma:-Absolutisht një sukses, gjithmonë duke iu referuar mesazheve dhe feedbackut që kemi marrë. Ftesa në fakt erdhi vetvetiu, pasi kemi qënë pjesë e këtij organizmi që prej ditës së parë dhe grupi i punës e pa të nevojshme të ishim edhe imazhi në zë e figurë i këtij eventi.

Eraldi: -Ky event ishte finalizimi i formatit të modës te cilin unë dhe kolegia ndamë përgjatë këtij sezoni dhe duke prekur çdo element nga afër deri në detaje kishim frikën, madje as që e menduam t’ja besonim dikujt tjetër.

-Kishit kohë që përgatiteshit? Sa mund dhe lodhje ju mori ky event?

Alma: Puna ka filluar 6 muaj më parë duke krijuar bashkëpunimin me atelietë dhe xhirimet e emisioneve të dedikuara për formatin tonë “Si të vishemi”. Kishte aq volum ky projekt saqë 24 orë nuk mjaftonin që ne të mbyllnim gjithë takimet që duhet të kryenim në një ditë.

Eraldi: Startimi i formatit “Si të vishemi” në fakt ishte që në fillim të sezonit por përkushtimi maksimal dhe dhënia jetë e “Albania Fashion Awards” kishte nisur 6 mujorëshin e fundit. Përsa i përket mundit dhe lodhjes ishte si të kishe një fëmijë të vogël për të cilin je përgjegjës dhe përgjegjësi kjo që ndahet në familje.(Buzëqesh)

-A ju shpërbleu këtë mund që keni bërë shpirtërisht dhe monetarisht ky spektakël?

Alma: Nga ky event kemi fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe miq shumë të mirë.

Eraldi: -Shpirterisht ishte aq shumë saqë as 30 dite agjërim s’më ndalën t’a bëja më së miri punën time e nëse beson edhe ti si unë që pasuria më e madhe në jetë janë miqtë e mirë, atëhere më beso që jam njeriu më i pasur në botë aktualisht.

-Ju vetë e prisnit që të kishtë atë pritje nga publiku?

Alma: Ne prisnim të lexonim buzëqeshje në fytyrat e të ftuarëve sa herë njiheshin me një copëz nga koleksionet e stilistëve dhe morëm më dhjetra të tilla dhe shumë duartrokitje.

Eraldi: -Nëse nuk bën hile në punën tënde dhe nuk gënjen veten në atë çfarë je duke bërë atëherë as pritshmëritë e tua s’do zhgënjehen.

-Ju dhatë maksimumin tuaj apo shkoi përtej asaj që realizuat gjatë provave?

Alma: Shkoi më mirë se në prova. Skenari ishte një ndërthurje elegante mes fashion-it dhe poezisë. Kolegu im ishte shumë mirë në gjithë pjesët e tij dhe dha vërtet më të mirën.

Eraldi: -Nuk jam prezantuar akoma me maksimumin tim, ama çdo herë e më shumë e shihja veten që bashkëpunimi ynë si kolege përmirësohej frikshëm.

-Realizuat një spektakël të vërtetë, kjo do të thotë që do vazhdoni me tej me këto evente?

Alma: Fillimi mbarë gjysma punës, pse jo.

Eraldi: -Di të them që nëse ky event ju bëri të njiheshit më shumë me emrat tanë, atëherë ajo çfarë na pret do bëjë ti mbani mend gjatë këto emra.(Buzëqesh)

-Cili është organizimi apo eventi që do përmbushte ambiciet tuaja?

Alma: Eventi i parë shqiptar që do i bashkonte të gjithë stilistët kudo që ndodhen.

Eraldi: Eraldin nuk e përmbush asgjë, e kenaq ndoshta por të përmbushësh një “akrep ambicioz” s’është lehtë.

–  Duket që keni lindur për televizion sepse tashmë jeni nga emrat më të lakuar në boten e madhe të medias, çfarë ka në të ardhmen televizive të Almës dhe Eraldit?

Alma: Shumë supriza por dhe shumë projekte sekret…!

Eraldi: -Ha ha ha…Kaq shum kurioze ju kemi bere me kaq pak brum nga ne?

-Po në planin personal?

Alma: Shumë dashuri.

Eraldi: Ah, këtu le të themi që po përmbushemi shpirtërisht.

– Në mbyllje, çfarë do themi?

Alma: Ju duam shumë të gjithëve për mbështetjen që na jepni, ju jemi mirënjohës, të duam shumë dhe ty Fabjola!

Eraldi: Që fale profesionalizmit së saj Fabjola Kuburi e ndoqi këtë event nga afër dhe u njoh më shumë me një dyshe si ne, duke e bërë gazeten Intervista zbuluese talentesh që përpos talentit e duan punën me gjak dhe pasion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *