maksi
maksiKa qenë edicioni jubilar i Festivalit “Çelësi Muzikor 10” ku është mbajtur me një super spektakël në Teatrin e Gjilanit gjatë mbrëmjës së 11 majit. Nisen këtë natë me tre këngë të vjetra e të bukura shqiptare tre yje si: Mihrije Braha, Mirvete Bajrami dhe Vjollca Luka, për të ardhur në skenë moderatori zyrtar i këtij Festivali Maksim Gjokaj dhe pranë tij bukuroshja Arbnore Ademaj. Përveç shumë çmimeve të tjera nga nga ky edicion kanë triumfuar për çmimin e muzikës moderne këngëtarja Anna Kabashi, dhe për atë folk bashkëpunimi në mes Ganës dhe Pro Band. Festivali për ata që nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin në sallë do të trasmetohet shumë shpejt në RTV21 dhe në Zico TV, ndërsa edhe gazeta më e madhe kombëtare “Bota sot” ishte partner zyrtar i këtij eventi të rëndësishëm muzikor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *