Skandali me arratisjen spektakolare nga Maqedonia i ish kryeministrit Gruevski është në funksion të defokusimit të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga domosdoshmëria për zgjidhjen e kërkesave të Popullit shqiptar autokton në Maqedoni!
Ngritja dhe rënia e Sadam Huseinit, Gadafit, Millosheviqit etj., janë vetëm disa nga modelet e këtyre skenarëve të përgatitur dhe zbatuar me kujdes nga shërbimet e njëjta apo të ngjashme. Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe kompania e tij, janë vetëm një eksperiment i vogël me përfitime të mëdha në këto lojëra të shërbimeve të huaja sekrete.
Nëse ky alamet politikani ka arritur të vjedhë me bashkëpunëtorët e tij mbi 6 miliardë euro, e ardhmja e jetës së tij është e planifikuar në detaje. Ai edhe mund të largohet nga pushteti, të dënohet, të burgoset apo të aratiset, por koka e tij dhe dora për të nënshkruar peshojnë rëndë dhe mbrohet me shumë kujdes nga ata që e kanë sjellë dhe mbajtur në pushtet, për aq kohë sa u është dashur atyre.Tani për të gjithë u bë e qartë se kush janë sllavomaqedonasit.Vetëm partitë shqiptre të cilat janë pjesë e këtij kulaçi akoma nuk jane vetedijesuar ose nuk dëshirojnë që gjërat t’i shikojnë me syrin objektiv dhe real ku ketu dyshohet per tradheti ku mund te jene blere ose jane penge i dikujt.Drejtësia, ligji dhe funkcionimi i institucioneve në këtë vend vlenë vetëm atëhere kur duhet burgosur dhe likuiduar ndonjë shqiptar. Turpi për dështimet e mëtutjeshme të zgjidhjes njëhere e përgjithmonë të çështjes shqiptare, bie mbi partite,deputete, profesorët universitare, punonjësit shkencorë dhe brezin e ri të kuadrove intelektuale në këtë vend po dhe shtetit ame ku ne nenin 8 te Kushtetutes duhet ti mbroje te drejtat e shqiptareve jashte teritorit te saje ku u harru dhe plateforma e Tiranes.
A s’eshte turp i madh qe s’i falet partive ne qeveri qe Kongresi i Alfabetit ne republika e Maqedonisë eshte shpallë festë shtetërore 22 nëntorin e alfabetit shqip dhe sot me kushtetutën e saj nuk e njeh këtë shkrim, dhe alfabet dhe ende tallen e bejn shkeljen e te drejtave te shqiptareve ku thone vetem ku ka mbi 20 perqind mund ta perdorin e ku jane 19 perqind jo turp i madh ne 28 vjet demokraci. Ku ishin politikanët dhe partitë politike gjatë përpilimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës?
Deri kur do të zgjasë kjo tallje me qytetarët shqiptarë. Boll me me keto skenare antishqiptare.
Keto kërkesa janë shanci i fundit për qeverinë e Maqedonisë dhe për të ardhmen e këtij shteti, kështu siç ka qenë shtet unitar deri më sot, e që nuk mund të funksionojë si shtet i këtillë edhe më tej. Edhe kësaj radhe, nëse qveria aktuale dhe partitë shqiptare në pushtet, do të tentojnë t’i anashkalojnë kërkesat reale, të drejta dhe të ligjshme të popullit shqiptar për barazi kombëtare, për status juridik- kushtetues dhe politike të barabartë, do të fillojnë procese të reje, lëvizje të reja politike në Maqedoni, të cilat do ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e këtij shteti në të ardhmen.Te gjith deputetet shqiptare njezeri votun nismen per hapjen e kushtetus per ndryshim te emrit dhe marreveshjen e Prespes dhe te gjithe duhet njezeri te vetedijesohen e te kerkojne amandamentet per te miren e Maqedonise qe shqiptaret te jene:
1.Shtetformues
2.Gjuha shqipe zyrtare
3.Shtet binacional e jo unitar me sistem qeverises federativ ose kofederativ.

Mr.dr.Adil Mustafa
Kryetar i forumit nderkombetare per te drejtat dhe lirit e njeriut
14/11/2018 Tetove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *