Shumë informacione gjen në internet për modën dhe për gjërat që janë më trendi aktualisht, për ngjyrat, veshjet, modelet e flokëve, etj. Dihet tashmë se ne joshemi nga psikologjia që qëndron pas fiksimeve të modës, por nuk është e lehtë ta aplikosh modën në lukun e përditshëm. Për t’jua lehtësuar punën, ne ju kemi bërë një listë të 7 gjërave që ju bëjnë më joshëse në moment, të gjitha të bazuara në studime dhe anketa serioze…

 

  1. Takat

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Arkivat e Sjelljes Seksuale”, takat jo vetëm që kishin lidhje direkte me faktin se sa joshëse u dukej burrave një grua, por tendenca e tyre për të ndihmuar dhe për të afruar një grua, ishte në përpjestim të drejtë me lartësinë e takave.

 

  1. Fustani i ngushtë i zi

E zeza është përcaktuar nga shumë studime si ngjyra numër një, e bashkangjitur me karakteristika të tilla si të qenit seksi, besimi në vetvete dhe inteligjenca.

 

  1. Supet zbuluar

Mendonit se burrave u pëlqenin vetëm gjoksi dhe të pasmet? Studiuesit e universitetit të Nju Sauth Uellsit kanë zbuluar se burrat josheshin shumë nga supet dhe krahët e grave. Ata thonë gjithashtu se burrave u pëlqenin gratë me gjymtyrë të gjata.

 

  1. Ngjyra e kuqe

Ngjyra e pasionit, dashurisë dhe romancës është ajo që u pëlqen burrave te gratë dhe grave për veten. Gazeta e Personalitetit dhe e Psikologjisë Sociale ka bërë zyrtare diçka që ne e dinim tashmë.

 

  1. Forma e trupit

Ndërkohë që gjymtyrët e gjata janë në majë të listës së joshjes, nuk mund të mohohet joshja e trupit të mbushur, në formë klepsidre. Një artikull i publikuar në revistën Arkivat e Sjelljes Seksuale tregonte se gratë që kishin supe dhe ije të më gjera se beli, e magnetizonin më shpejt dhe e mbanin më gjatë vështrimin e një burri sesa një vajzë e hollë, e gjatë dhe pa forma. Nëse edhe ju keni fatin të keni format e Kim Kardashianit, nxirrini ato në pah.

 

  1. Buzëkuqi

Buzëkuqi është gjëja që mund të zbukurojë edhe një ditë të keqe. Asgjë nuk ta ngre më shumë humorin sesa buzëkuqi juaj i preferuar dhe me sa duket, ai luan rolin e joshësit edhe te seksi i kundërt. Studiuesit e një universiteti francez zbuluan se kamerieret që kishin vënë buzëkuq me ngjyrë të kuqe të theksuar, merrnin më shumë bakshishe nga klientët meshkuj. Në mënyrë të ngjashme, në një studim të bërë nga universiteti i Bostonit, gratë që grimoheshin me masë konsideroheshin si më joshëse, kompetente dhe të besueshme.

 

  1. Syzet e diellit

Megjithëse përdorimi i tyre nuk është mbështetur nga një studim zyrtar (të njohur prej nesh), çdo vajzë moderne e njeh pushtetin e një palë syzeve të bukura për të zbukuruar pamjen e saj dhe për të fshehur sytë e lodhur. Të mos përmendim këtu atë vellon e misterit dhe intrigës që i bën meshkujt të kthejnë kokat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *