Jam Lola nga Tirana, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar per lidhje serjoze me nje zotri te jet i kompletuar si un ne mardhenje pune dhe i paraqitshem. Mosha mbi 50 vjec. Faleminderit.

Përshëndetje! Jam simpatike dua të lidhem me një djalë të divorcuar nga jugu me banim në Tiranë ose jashtë shtetit mosha 40-48 vjec, të jetë shofer maune, i pashën simpatik i dashur, mysliman. I interesuari të lëre numer telefoni te gazeta ose të lëre adresë facebooku. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe respekte nga Zhadja.

Pershendetje. Jam X nga jugu, punoj ne arsim, e pafejuar me pare nga pretendimet, 46 vjece, me cilesi te mira e mbi te gjitha, me shume karakter. Do deshiroja te njihja nje njeri te mire, me cilesi shume te mira, me arsim te larte, me ekonomi te mire, mbi 175 te gjate, te krishtere, deri në moshen 53 vjec, te pamartuar më pare. Per më shume informacion lini ju numrin tuaj të telefonit në gazetë.

Jam një 44 vjeçare nuk tregoj për moshen që kam, jam shumë e mbajtur, do doja të njihja një mashkull për të krijuar familje. Dua të jetë punëtor, larg alkolit e veseve të këqia. Do preferoja të jetonte jashtë si në Amerikë, Angli, Kanada, Australi ose vendet perëndimore. Mosha e tij të jetë 47-53 vjeç.

Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana 57 vjeçe dua të njoh një zotëri të jetë deri në moshen 60 vjeç që jetonë vetëm. Të ketë shtëpi se unë jam me qera, e dua për bashkëjetesë se ashtu i kam hallet. Nuk e dua për interes, vetëm të jetë njeri i dashur dhe i respektueshëm që vitet që na kanë ngelur ti jetojmë ashtu siç duhet. Shpresoj do jetë njeri për mua jo për tallje. Për më shumë flasim nga afër. Me respekt Loti.

Përshëndetje, jam Katerina një vajzë 18 vjeçe nga Tirana që jetoj në Sauk. Kërkoj të lidhem me një djalë për qëllime serioze. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë për më shumë.

Jam nje vajze 45 vjeçe nga qyteti i Pejes e pamartuar ende dhe ne kerkim te fatit me shpresë se do të më buzeqeshe nje dite. Nga pamja jam simpatike mesatarisht e bukur, nga arsimi kam vetem shkollen e mesme. Jam familjare e edukuar mire dhe kam nje karakter te forte qe ndoshta paksa ka ndikuar qe sot e ksaj dite te ngelem pa martuar se di. Dëshiroj te njihem per qellime serioze me dikend qe me vlerëson e qe mund te gjejme gjuhe te perbashket per te ecur sëbashku ne jetë. Ju pershendes. Me deshire do kontaktoja me persona qe gjenden ne perëndim.

Quhem Flora 47 vjeçe nga Fieri e mire brune dhe e shendosh. Jam nje zonje me halle jeta ime ka qene e veshtirë nga ekonomia. Kam nje burrë qe nuk mendon, me pak fjalë është kot. Do të më pëlqente të lidhesha me nje zoteri te mire dhe besnik te mendoj per mua të më fali pak dashuri dhe te me ndihmoj nga gjendja finaciare. Ju lutem mos mendoni keq per mua. Halli me detyron te shkruaj dua nje lidhje shume sekrete ishalla ky vit qe vjen te jete fati im me personin qe do mendoj per mua dhe une do ti fal dashuri. Ai zoteri qe e ndjen veten mire te lere numrin e telefonit në gazetë.

Jam një grua nga fshati i Tiranës 53 vjeçe kam dëshirë të kem një shok, ta kem të dashur, pa i prishë punë njëri-tjetrit. Personi të jetë nga Tirana ose nga Durrësi, të jetë 54 vjeçe e lart. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë.

Jam 31 vjeçe me banim në Evropë me karakter dhe me vlera. Me pamje shumë të konsiderueshme, jetoj prej 14 vjetësh me familjen jashtë Shqipërisë. Do më pëlqente të njihesha me një djalë me të njëjtat vlera. Nëqoftëse dikush e vlerëson dhe i afrohet tipit tim, atëherë të më lini një numër telefoni ose një adresë në Skype ju lutem.

Përshëndetje, jam një vajzë nga Tirana dhe kërkoj të njihem me një djalë për qëllime serioze. Jam 18 vjeçe, kush dëshiron të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Përshëndetje. Jam një vajzë beqare rreth te 40-ve. Jo per mburrje, por flori ne çdo drejtim. Vuaj shpirtnisht nga nje fatkeqësi fizike jo te lindur qe s’me pegon per asgje. Jam nga Veriu, me shkollë te mesme. Kerkoj nje person 45-52 vjeç, që kupton e vlerëson nje femer te rregullt e nje zemer te vrarë. Kam e të ketë vetem qellim serioz (martesë), qoftë edhe me fatkeqësi. Ju lutem, jo aventura se nuk i bie atij krahu. Të interesuarit të me bëjnë sms ne kete nr vod klab mapap1j. Respekte.

Jam nje gocë nga Elbasani, 31 vjeçe, me arsim te larte, ne punë, pa histori dashurie. Ne pamundësi komunikimi, kerkoj njohje me nje djale per qellime serioze, me te njëjtat vlera si une. Ky mesazh është vetem per persona qe duan lidhje serioze, jo per t’u tallur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *