Një masazh, nganjëherë, është diçka më shumë sesa një seancë e thjeshtë relaksi.

Nganjëherë, masazhet përdoren për qëllime terapeutike.

Nëse edhe ju keni nevojë për një masazh të tillë, lexoni shkrimin tonë…

1. Drenazhimi limfatik

Përdoret për të lehtësuar problemet me qarkullimin e gjakut, kundër rëndimit të këmbëve, mbajtjes së ujit dhe sindromës paramenstruale.

Parimi i punës: Ai ndihmon kalimin e limfës (lëngut që ushqen dhe pastron qelizat tona) drejt zemrës dhe zbrazjen e indeve. Realizohet duke bërë presione rrethore të përsëritura në pika të caktuara (klavikula, gjunjë, rrëzë kofshës) dhe me lëvizje me efekt pompe, në rrjetin limfatik.

Kohëzgjatja: 1 orë-1 orë e gjysmë

Kur mbaron, ti ke… dëshirën për të urinuar!

2. Masazhi kalifornian

Shërben në rastin e uljes së epshit, për të rifituar ndërgjegjësimin e trupit dhe shtuar vetëvlerësimin. Sipas një studimi gjerman, ai përmirëson disa simptoma depresioni.

Parimi i punës: Stimulohet më shumë lëkura dhe mbaresat nervore sesa muskujt. Masazhi realizohet me vajra të parfumosura. Prekjet e lëkurës, të ngadalta, të lehta, përfshirëse, në fillim janë të buta dhe pastaj, vijnë duke u intensifikuar.

Kohëzgjatja: Nga 45 minuta, në 1 orë.

Kur mbaron, ti je… duke fluturuar mbi re…

3. Masazhi tai (tajlandez)

Kundër dhimbjeve të kokës, stresit, lodhjes, dhimbjeve të shpinës apo kyçeve.

Parimi i punës: Riekuilibron energjinë jetësore, burim i shëndetit të mirë, sipas mjekësisë tradicionale aziatike. Teknika e të prekurit drejtohet në të gjitha indet: Lëkurë, muskuj, kyçe. Ky masazh (pa vajra) shumë ritmik, alternon tërheqjet, presionet e thella dhe shtypjen e muskujve të kryer me gishtat e mëdhenj të dorës, gjunjët ose bërrylat. Është krejt e kundërta e fshikjeve të lehta!

Kohëzgjatja: Të paktën 1 orë, shpesh më shumë.

Kur mbaron, ti ke… përshtypjen se të ka kaluar përsipër një rul…

4. Masazhi ajurvedik

Përdoret kundër pagjumësisë, tensioneve nervore, ankthit e stresit, si edhe për të shtuar energjinë.

Parimi i punës: Ky lloj masazhi bazohet te parandalimi, teknika abhyanga e mjekësisë indiane, përfshin palpimin, fërkimin dhe mbrujtjen e trupit të lyer me vaj sesami të ngrohtë. Ideja është të punohet te të gjitha energjitë: Ato të sistemit nervor dhe hormonal (Vat), ato të sistemit tretës (Pitt), ato të lëngjeve të trupit (Kaph).

Koëzgjatja: 1 orë e gjysmë, deri në 2 orë.

Kur mbaron, ti je… i këputur, me dëshirën për të fjetur.

5. Masazhi shiatsu

Shërben për t’u çliruar nga stresi, për të rigjetur gjumin, për të rregulluar punën e zorrëve dhe kundër kontraktimit të muskujve.

Parimi i punës: Ky masazh japonez është bazuar tek akupresioni: Majat e gishtërinjve zëvendësojnë gjilpërat e akupunkturës. Presioni i ushtruar është pak a shumë tonik, sipas nevojës. Ai praktikohet i veshur dhe bile edhe shtrirë përtokë, për ata që duan të zbatojnë rregullat pikë për pikë.

Kohëzgjatja: Nga 45 minuta, në më shumë se 1 orë.Kur mbaron, ti… mund të kesh pak dhimbje koke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *