Pasi mora vesh që zoti Rama ka larguar nga posti i Ministrit të Financave zotin Cani, u nisa me të shpejtë drejt ministrisë. “Ta mbërthej kur del, mendova, e të llafosem ca me të”. Dhe nuk gabova. Sa arrita unë, zoti Cani po dilte nga godina…

Kaso Kosa: – Përshëndetje zoti Cani! Më vjen keq që u larguat nga posti i ministrit…
Shkëlqim Cani: – Përshendetje Kaso dhe më vjen keq që ty të vjen keq, se për veten time mua më vjen mirë që s’jam më ministër.
– Po më habisni, zoti Cani. Dynjaja ku ta gjejnë të bëhen ministër!
– E po unë s’jam dynjaja, Kaso. Unë kam qenë shpesh në kolltuk. Po shyqyr që ika thuaj, se kam harruar edhe tabelën e shumëzimit.
– Ku e keni harruar tabelën e shumëzimit?
– E kam harruar në shtëpi.
– Jeni mirë, zoti Cani?
– O Kaso! Thashë: kam harruar tabelën e shumëzimit, në kuptimin që kur isha ministër, 4×4 nuk bënin 16, por bënin 20.
– E pse 20?
– Po se duhej shtuar me disa pikë performanca e qeverisë…
– Tani kuptoj, zoti Cani! Mund të më thoni, nëse mundet: Përse ju largoi Rama nga posti i ministrit?
– Për disa arsye, Kaso…
– A mundet të më thoni disa prej tyre?
– Së pari, kur lindi ajo gallata me atë vajzën e FRESSH-it që kishte shkuar te Pallati i Saimirit, u mor vesh në bazë të hetimeve që ndërmori partia jonë, se ajo vajza kishte pirë e ishte bërë tapë.
– Ç’lidhje ka tapllëku i saj, me heqjen tuaj?

-…..

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *