Ky nuk është një kuic i zakonshëm bukurie. Ai është krijuar nga dy shkencëtarë, për të matur se sa vjeç duket lëkura jote në krahasim me moshën që ke. Para se t’u përgjigjesh 13 pyetjeve të pyetësorit, laje fytyrën, pastaj thaje mirë dhe lyeje me krem hidratues. Shihu në pasqyrë pa buzëqeshur (duhet të jesh 27-81 vjeç, që të marrësh një rezultat të saktë)…

 

Si është lëkura e faqeve dhe e ballit?

  1. E lëmuar
  2. Paksa e varur
  3. E varur dhe kjo duket në vijën e nofullës së poshtme.

 

  1. Ke qeska nën sy?
  2. Jo
  3. Të vogla
  4. Të dallueshme

 

  1. I ke qepallat e sipërme aq të varura sa gati prekin qerpikët?
  2. Jo
  3. Lehtësisht.
  4. Po.

 

  1. Ke vija të holla në ballë dhe/ose në faqe?
  2. Jo.
  3. Nja dy.
  4. Disa

 

  1. Ke rrudha të thella në faqe?
  2. Jo
  3. Po, nja dy të thella.
  4. Po, disa.

 

  1. A sheh vijat e buzëqeshjes nga cepat e hundës deri në cepat e buzëve?
  2. Jo
  3. Po, vija të holla.
  4. Po, vija të dallueshme.

 

  1. A ke rrudha anash syve?
  2. Jo
  3. Po, vija të holla.
  4. Po, vija të dukshme.

 

  1. A ke rrudha poshtë syve?
  2. Jo.
  3. Po, rrudha të holla.
  4. Po, rrudha të dallueshme.

 

  1. Ke vija që presin ballin horizontalisht ose midis vetullave?
  2. Jo.
  3. Po, vija të holla.
  4. Po, vija të dukshme

 

  1. A ke vija të holla vertikale mbi buzën e sipërme?
  2. Jo
  3. Po, nja dy.
  4. Po, shumë

 

  1. A sheh vija të holla vertikale nëpër buzë?
  2. Jo.
  3. Po, disa.
  4. Po, shumë

 

  1. Ke njolla të kuqe ose në ngjyrë tjetër në faqe ose ballë?
  2. Jo.
  3. Disa njolla ose ndryshim ngjyre.
  4. Gjithë ato njolla dhe ndryshim ngjyre.

 

  1. Ke ndonjë milia në ballë apo faqe (miliat janë kokrra të vogla të bardha që duken si me qelb, por që nuk ikin)
  2. Jo.
  3. Po

 

Përcakto moshën e lëkurës tënde:

Pikët

  1. a=0; b=3; c=6
  2. a=0; b=1.5; c=3
  3. a=0; b=1.5; c=3
  4. a=0; b=1.5; c=2.5
  5. a=0; b=1; c=2
  6. a=0; b=0.5; c=1.5
  7. a=0; b=0.5; c=1.5
  8. a=0; b=0.5; c=1.5
  9. a=0; b=0.5; c=1.5

10.a=0; b=1; c=2

11.a=0; b=1; c=2

12.a=0; b=7; c=14

13.a=0; b=5

 

Mblidh pikët që ke marrë dhe shtoju atyre edhe 27. Numri që del, tregon moshën e lëkurës tënde

Lëkura jote qe më e re, aq sa je apo më e vjetër se mosha jote kronologjike? Nëse doli më e vjetër, mos u tremb. Imagjino sa e re do të dukesh kur t’i heqësh 7 vjet lëkurës tënde, duke ndjekur këshillat tona. Nëse kuici tregon se lëkura jote është më e re, përdore këtë plan për ta mirëmbajtur. Ironikisht, sa më shumë të neglizhosh në kujdesin për lëkurën, aq më e madhe do të jetë diferenca e moshës, kur ta bësh këtë kuic pas 6 muajsh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *