Ujori
Koha e vitit më e mirë për ju: Nga shtatori në dhjetor.
Miqësia dhe dashuria: Do të jetë një vit i mirë për të bërë një bilanc të lidhjeve tuaja miqësore, për t’u dhënë fund disave prej tyre dhe për të filluar të reja. Përsa i përket dashurisë, atmosfera do të jetë më e qetë dhe më e këndshme. Kështu, gjatë gjithë vitit do të ndani momente të bukura me partnerin/en. Nëse jeni beqarë, takimin e ëndërruar nuk do ta bëni sivjet, por kjo nuk do të thotë se nuk do të zbaviteni dhe nuk do të përcaktoni më mirë pritshmëritë në fushën e dashurisë.
Paratë: Do të dilni të mbani ekuilibrin e buxhetit tuaj nga fillimi deri në fund të vitit. 2016-a, pra, është një vit i mirë për financat tuaja.
Puna: Kjo është një periudhë e mirë për të reflektuar për një mënyrë tjetër të punuari ose për ta menduar ndryshe të ardhmen tuaj profesionale. Për disa do të jetë viti i zgjidhjeve apo i vendimeve, për të tjerë gjithçka do t’ju detyrojë t’u shkoni deri në fund gjërave që keni marrë përsipër. Kështu, nuk do të keni mundësi t’u bëni bisht përgjegjësive!
Shëndeti: Duhet të bëni më shumë kujdes për veten tuaj dhe ekuilibrin në jetë. Disa prej jush do të zgjidhin probleme shëndetësore kronike.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *