Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E dini se puthja…

E ëmbël apo e zjarrtë, me gjuhë apo jo, të gjithë e praktikojmë artin e puthjes. Ky gjest i vogël ka brenda tij sekrete që mbase nuk i dinit. Ja, cilat janë ato:

 

  1. Burrat janë më të ndjeshëm ndaj puthjes sesa gratë. Sipas një sondazhi, për 40% mes tyre mjaftonte një puthje e gjatë e shkëmbyer me partneren për të ngjallur menjëherë dëshirën për të bërë dashuri.
  2. Dy të tretat e personave që puthen, e përkulin kokën në mënyrë spontane djathtas, sipas studiuesit gjerman Onur Güntürkün, që ka marrë në studim disa qindra çifte të kombësive të ndryshme.
  3. Ju shkëmbeni afro 80 milionë baktere kur putheni me dikë për herë të parë (për çiftet, kjo shifër është më e ulët, sepse ata kanë më shumë baktere të përbashkëta). Kjo shifër është shumë më e lartë se 77 mijë baktere që ka nëpër banjot publike. Por, sipas të njëjtit studim të gazetës “Microbiome”, lajmi i mirë është se të gjitha këto baktere nxisin sistemin tonë imunitar.
  4. Kur puthemi, ne vëmë në punë 29 muskuj të ndryshëm, ndër të cilët 17 i përkasin vetëm gjuhës, ndërsa për një puthje të lehtë, pa gjuhë, fusim në punë 15 muskuj. Kjo shërben për të mbajtur tonikë në mënyrë të këndshme muskujt e fytyrës.
  5. Ekziston shkenca e puthjes, që quhet filamatologji. Në fakt, tema e puthjes (dhe gjithçka që ka lidhje me të) i apasionon prej kohësh shkencëtarët.
  6. Edhe kafshët puthen: Shimpanzetë, kërmijtë, lopët, por edhe elefantët dhe papagallët.
  7. Kur ne puthemi, sekretojmë oksitocinën dhe serotoninën, që rregullon humorin (dhe oreksin). Me një fjalë, puthja është e mirë për gjendjen tonë shpirtërore.
  8. Puthja me gjuhë bën të humbasin 5 kalori në disa sekonda. Nëse llogaritet ajo gjatë gjithë jetës, ky numër shkon në 30 mijë, thjesht vetëm duke u puthur. Mund të themi se është një nga sportet më pak të lodhshëm që njohim (dhe që nuk shkakton dhimbje muskujsh).
  9. Rekordi botëror i puthjes ekziston. Atë e mban një çift tajlandez, Ekkachai dhe Laksana Tiranarat që prej vitit 2013: 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda. Llogariteni vetë se sa kalori kanë humbur ata gjatë kësaj gare të çmendur.
  10. Në disa vende, puthja në publik është e ndaluar me ligj. Në Meksikë, për shembull, në shtetin konservator të Guanahuatos, një burrë u arrestua pse po puthte të shoqen në rrugë. Në qytetin e Sitekit, në Suazilend, rrezikon një gjobë për puthjen. Puthuni sa më shumë pra, por jo gjithmonë aty ku doni!
Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më akuzoi e më la, për të ikur në Gjermani

Next Post

NJË BIZNES-VVOMAN SI MERITA MERJA

Advertisement