Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam i siguruar në Shqipëri dhe në Itali. Çfarë përfitoj?

– Jam emigrant në Modena të Italisë, i datëlindjes 1975. Jam me leje qëndrimi dhe punoj me sigurime shoqërore pranë INPS. Gjithsej në Itali më bëhen rreth 14 vite me kontribute, por kam bërë sigurim vullnetar edhe në Shqipëri rreth 10 vite. Në këto 10 vite me sigurim vullnetar, 5 vite më rezultojnë të siguruara edhe në Itali. Në këto kushte, a do të më njihen si vjetërsi në Shqipëri? Po në rast bashkimi të viteve me Italinë, si mund të veprohet?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, aktualisht ende nuk ka një marrëveshje dypalëshe me Italinë për njohjen reciproke të periudhave të sigurimit shoqëror dhe të bashkimit të tyre. Në këto kushte, si Italia, ashtu edhe Shqipëria, do të veprojnë sipas legjislacionit të tyre për sigurimet shoqërore, pavarësisht se çfarë rezulton në shtetin tjetër. Aktualisht, për t’u përfshirë në kushte pensioni në Shqipëri sipas legjislacionit shqiptar, është e domosdoshme një vjetërsi kontributive prej 15 vitesh, mbasi të keni plotësuar moshën 65 vjeç (për gratë, gjatë vitit 2015, mosha e daljes në pension është 60 vite e 2 muaj).
– Ndërsa për të përfituar pension në Itali, aktualisht kërkohet një periudhë kontributive prej 20 vitesh. Personat që janë regjistruar dhe kanë paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, mund të dalin në pension edhe me 5 vite kontribute, por mbas moshës 70 vjeç (për vitin 2015, mosha është 70 vjeçe e 3 muaj.) Ju jeni shumë i ri dhe, kur të plotësoni moshën për pension, kam bindjen se do të jetë lidhur marrëveshja dypalëshe qeveritare në fushën e sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjes sociale. Në kushtet e funksionimit të një marrëveshjeje të tillë, mblidhen të dyja periudhat kontributive sipas viteve përkatëse në të dyja shtetet dhe në këtë mënyrë, krijohen mundësitë për përfitime të pensionit dhe përfitime të tjera në të dyja vendet.
– Kështu, po ta marrim në mënyrë hipotetike, një person që ka në Itali një periudhë kontributive prej 10 vitesh dhe në Shqipëri po 10 vite, përfshihet në kushte pensioni në Itali, mbasi sipas legjislacionit italian, kërkohen 20 vite dhe po kështu, përfshihet në kushte pensioni edhe në Shqipëri, ku duhen 15 vite kontribute.
– Ato vite kontributive që keni bërë sigurimin vullnetar, për të cilat jeni i siguruar edhe në Itali, janë periudha të dubluara dhe pavarësisht se e shtojnë shumën e pensionit, nuk e zgjerojnë periudhën kontributive. Thënë më qartë, ato 5 vite që i keni të dubluara, në rast bashkimi të periudhave kontributive, do të konsiderohen 5 vite dhe jo më shumë. Në të ardhmen, ju sugjerojmë për të patur në konsideratë që në rast se do të dëshironi të bëni sigurim vullnetar, të siguroni vetëm ato periudha të pambuluara me kontribute në Itali. Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kemi konflikte me tezen për shtëpinë...

Next Post

Kam aplikuar për vizë amerikane. Duhet t’i legalizoj diplomat e shkollave?

Advertisement