Nëse vlen thënia se diamantet janë “miku më i mirë i një gruaje”, atëherë disa miqësi kushtojnë sa një pasuri e tërë! Ja, cilat janë bizhuteritë më të shtrenjta në botë…

 

  1. Diamanti i Elizabet Tejlorit

Në vitin 1968, Riçard Barton ia bëri dhuratë këtë unazë me dimant (33.1 karatësh) aktores së njohur. Në vitin 2011, ajo u shit për 8.8 milionë dollarë në një tender.

 

  1. Unaza e princeshës Diana

Unaza mbresëlënëse që princesha Diana e kishte zgjedhur vetë për fejesën e saj është e zbukuruar me një zafir në qendër, rrethuar me diamantë. Tani ajo zbukuron dorën e dukeshës së Kembrixhit, Kejt Midëlltonit.

 

  1. Unaza me diamant blu e Bulgarit

Unaza me dy diamantë e firmës së njohur u shit 15.7 milionë dollarë në një tender të firmës Christies, në tetor të vitit 2010, në Nju Jork.

 

  1. E pakrahasueshmja Mouavvad

Kjo është varësja më e shtrenjtë në botë, sipas librit Gines. Varësja 637 karatëshe, e mbiquajtur “E pakrahasueshmja Mouavvad”, përbëhet nga 103 diamante të madhësive të ndryshme dhe çmimi i saj është rreth 55 milionë $.

 

  1. Zemra prej diamanti

E mbiquajnë edhe “dashuria me shikim të parë” dhe jo më kot, sepse diamanti brut me formën e zemrës do të të lërë pa fjalë. Gjithashtu, edhe çmimi i tij, që llogaritet 12 milionë $.

 

  1. Diamanti i oqeanit

Bëhet fjalë për një “imitim” të medalionit që mbante Kejt Uinslet në filmin Titaniku. Buzhuteria prej diamanti blu 15 karatësh, në formë zemre, u krijua nga firma e njohur, Harri Uinston dhe zbukuroi gushën e aktores Gloria Stjuart në ceremoninë e dhënies së çmimeve Oskar 1998.

 

  1. Diamanti VVittelbasch-Graff

Ky diamant blu është i famshëm për pastërtinë e tij. Ish-pronari i tij, Lorens Graff, ia shiti unazën me diamant emirit të Katarit për 80 milionë $ në vitin 2011.

 

  1. La Peregrina

Varësja me perla e shekullit XVI ka kaluar nëpër shumë duar (ose më saktë, qafë) mbretërish, ndërmjet të cilëve mbreti i Spanjës, Filipi II dhe Maria I e Anglisë. Në kohën tonë, një nga pronaret e saj më të famshme ishte Elisabet Tejlor (edhe kjo, dhuratë nga Riçard Barton) dhe në vitin 2011, u shit në një tender për 11.8 milionë $.

 

  1. Byzylyku-panterë

Ai u krijua në vitin 1952 dhe i përkiste Dukeshës së Uindsorit, Uallis Simpson. Ky byzylyk i bukur në formë pantere ka veshë prej diamanti, sy prej smeraldi dhe dhëmbë prej ari të bardhë. U shit 7.2 milionë $ në vitin 2010 dhe thuhet se blerësja nuk ishte tjetër veçse… Madona.

 

  1. Diamanti i Taxh Mahalit

Duket se dashuria e Elisabet Tejlorit i kushtoi shumë shtrenjtë Riçard Bartonit. Varësja e famshme prej diamanti llogaritet se është krijuar rreth vitit 1627 dhe ishte një dhuratë për 40 vjetorin e aktores. Sipas legjendës, ka qenë një dhuratë e perandorit mongol, Shah Jahangir, për djalin e tij, i cili ia dhuroi gruas së tij, Mumtaz Mahal. Çmimi i saj arriti 8.8 milionë $ në një tender në vitin 2011.

 

  1. Loti i Diellit

U gjet në vitin 2010 dhe është diamanti i verdhë më i madh në formë dardhe. Njëkohësisht, edhe më i shtrenjti, sepse u shit me 10.9 milionë $ në një tender, në Zvicër.

 

  1. Kurora prej diamantesh dhe smeraldesh

Kjo kurorë mbresëlënëse besohet se i përkiste princeshës Katarina Henkel fon Donersmark. Është e zbukuruar me diamante e smeralde dhe u shit me 12.7 milionë $ në një tender, në Zvicër, më 2011-ën.

 

  1. Ylli rozë

Unaza me diamant rozë prej 59.60 karatësh u shit me shumën prej 83 milionë $ në një tender të firmës Sotheby’s, por për shkak të pamundësisë për ta blerë të blerësit, është ende në zotërim të firmës.

 

  1. “Taafiti”

Ky diamant mbresëlënës shumë i çmuar u zbulua nga gjeologu australian Riçard Taafe në Sri Lanka dhe Tanzani. Sigurisht, mori emrin e zbuluesit dhe mendohet të jetë një nga gurët e çmuar më të rrallë të botës. Kostoja e tij llogaritet afro 1500-2500 $ për karat.

 

  1. “Grafi rozë”

Ky diamant shumë i bukur 24.78 karatësh është një nga diamantët e rrallë të përkryer që ekzistojnë në botë. Që prej vitit 2010, i përket miliarderit britanik, Lorens Graf, që e bleu 46.2 milionë $ dhe i vuri emrin “Grafi rozë”.

 

  1. Karfica e perandoreshës Eugjenia

Kjo karficë i përkiste bashkëshortes së perandorit Napoleon III dhe përbëhet nga ari, argjendi dhe diamante. Llogaritet me një vlerë prej 10.5 milionë $.

 

  1. Nga malet e Australisë

Ky gur shumë i çmuar quhet “musgravite”, u zbulua në vitin 1967 në malet Masgrejv të Australisë dhe konsiderohet si një nga më të rrallët në botë. Është kaq i rrallë, sa çmimi i tij llogaritet 35 mijë $ për karat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *