Vijim..!

25 janar

Sot kam mallkuar veten që i kam hyrë kësaj pune. Në fakt, e kisha fajin vetë, se Eftalia më kishte njoftuar që të kisha kujdes, se kohë më parë kishin pasur probleme me atë klient.

Ai po më priste në shtëpinë e tij. Kishte një garsonierë në katin e dytë të një shtëpie dykatëshe afër Pireut. Ai ishte një burrë rreth të 40-ave, i gjatë dhe i mbushur, me flokë të zinj e të drejtë, si gjemba iriqi. Kishte dhëmbë të mëdhenj dhe, kur fliste, i binin menjëherë në sy dhëmbët e përparmë të krimbur. Kur hyra në dhomë, ishte vetëm me mbathje. Në dhomë ishte një rrëmujë e vërtetë. Kishte aq shumë plaçka e mobilje, sa me to, pa frikë, mund të mbushje tre dhoma. Më tërhoqi vëmendjen ekrani i kompjuterit mbi tavolinë, ku ishte stopuar një film porno.

– Do ta shikosh? – më tha ai, kur e pa që sytë më vajtën atje.

– Jo, – i thashë, – nuk kam kohë, kam punë, më presin.

– Unë do të paguaj për një orë, – tha ai.

– Ok, – i thashë me një ton shumë të ftohtë se m’u kujtua paralajmërimi i Eftalisë. – Paratë paguhen në fillim.

Ai, i vrenjtur, më zgjati paratë. I numërova, i futa në çantë dhe i bëra një zile Ilias, shoferit, për t’i thënë që gjithçka qe në rregull. Hoqa pallton treçerekëshe dhe me radhë, gjithë rrobat, edhe pse aty bënte ftohtë. Desha të mbaroja punë një orë e më parë.

– Pse nxitohesh? – më tha ai. – Kemi kohë…

Nuk fola, por u ula në krevatin tek që ishte në cep të dhomës e po prisja. Nuk e di, seç kisha një parandjenjë jo të mirë. Ai m’u afrua fare pranë fytyrës sime duke më prekur në fytyrë me trupin e tij. Fillova ta përkëdhelja poshtë. Doja të mbaroja punë sa më shpejt. Një si ankth më shtrëngonte kraharorin. Ai hoqi mbathjet dhe kërkoi t’ia fusja në gojë. Nxora prezervativin dhe u përpoqa t’ia vija, por ai ma hodhi poshtë.

– Nuk e dua me ashtu! – tha egër.

– Në rregull, – i thashë, – por seks do bëjmë me profilaktik. Nuk foli, por më shtrëngoi kokën fort me duar. Ia shtyva duart me duart e mia dhe vazhdova kështu për minuta të tëra, por pa efekt. Vegla e tij ishte në gjumë…

– Nuk bëhet, – i thashë duke e parë në sy dhe bëra të ngrihesha. Ai nuk foli. Rrinte përballë meje, i verdhë dyllë në fytyrë dhe me dhëmbë e buzë të shtrënguara fort nga inati. Dukej sikur do të shpërthente nga çasti në çast…

– Ku shkon? – tha ai dhe më shtyu në krevat. – Prit ta provoj unë tani – dhe futi kokën mes këmbëve të mia. Thashë një herë të mos pranoja, por e lashë. Po rrija ashtu me sy mbyllur, ndërsa ai, si një derr, vazhdonte. Një moment ndjeva një dhimbje të fortë që më bëri të ngrihesha nga krevati. Ç’të shikoja?! Ai kishte marrë një kastravec dhe po mundohej… “Idiote, i thashë vetes. Sytë duhet t’i mbash hapur e t’i bësh katër me këta njerëz…”. “Asnjëherë mos i mbyll sytë, çdo gjë që të ndjesh ose të të bëjnë, më kishte thënë Nadja në fillim… Duhet të durosh me sytë hapur”.

I dhashë forcë trupit të ngrihesha, por ai më mbajti fort nga këmbët. Nuk e di se si më dha Zoti fuqi dhe u çlirova nga duart e tij.

– Këto nuk lejohen, – i thashë. – Merr zyrën në telefon po të duash, – dhe mora rrobat të vishesha.

– Jo, – më tha ai, – nuk të lë të shkosh, kam paguar paratë! – dhe m’i mori rrobat nga duart. – Do të vijë një shoku im ta bëjë me ty meqë unë nuk po e bëj dot. – më tha dhe mori celularin të formonte një numër. Ndërkohë, mora edhe unë çantën që e mbaja afër vetes. Nxora telefonin dhe një “spray” me gaz lotsjellës që e kisha maskuar si deodorant e që e mbaja gjithnjë me vete… I rashë numrit të Ilias dy herë, siç ishte sinjali…

– Dëgjo, – i thashë, – unë lajmërova zyrën dhe tani dikush do të vijë këtu. Mirë është ta mbyllim me të mirë këtë problem.

Ndërkohë, ra zilja e portës. Me siguri, Ilia kishte qenë aty poshtë duke më pritur. Ai doli te dera dhe seç foli me Ilian. Unë, ndërkohë, isha veshur dhe po prisja në mes të dhomës.

– Të paktën më kthe lekët, – tha ai, i zbutur komplet. U habita. Ku kishte shkuar ajo egërsi dhe forcë?

– Çfarë i the, si e zbute? – pyeta Ilian kur hipa në makinë.

– Kemi edhe ne metodat tona, – më tha ai duke qeshur… – Deri tani ke qenë me fat – më tha Ilia – dhe nuk ke pasur probleme të tilla, por duhet të përgatitesh. “Kjo furrë të tillë bukë bën”, thotë babai im në të tilla raste…

Vijon..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *