HOROSKOPI KINEZLepuri- Kali
Lumturia në lidhjen mes një Lepuri dhe një Kali varet nga vullneti i mirë i Lepurit. Nëse ky i fundit pranon të dominohet nga Kali, do të kalojë me të ditë të lumtura. Kalit i pëlqen ta ndjekin në rrugën që ka zgjedhur në jetë. I takon partnerit të tij t’i provojë që, kur dashuron, asgjë nuk është e pamundur dhe ta shoqërojë atje ku ai ia kërkon. Megjithatë, Lepuri është një pesimist i lindur dhe nuk kupton, ose nuk sheh asgjë të mirë në gjithë rrugët e zgjedhura nga Kali. Lidhja mes tyre mund të vazhdojë vetëm nëse Lepuri pranon të bëjë lëshime dhe nëse i linduri në shenjën e Kalit ka një komunikim të mirë me partnerin e tij Lepur. Kali duhet ta bëjë Lepurin të ndjehet i sigurtë. Në shkëmbim, ai do ta ndjekë nga pas kudo. Nëse secili prej dy partnerëve pranon nevojat e tjetrit, bashkimi mes një Kali dhe një Lepuri do të ketë të ardhme.

Lepuri-Dhia
Lepuri dhe Dhia janë që të dy shumë të ndjeshëm dhe kanë shumë shanse të jetojnë të lumtur së bashku. Të lindurit në shenjën e Dhisë dhe Lepurit kanë shumë pika të përbashkëta. Bujaria, dashuria për natyrën, por edhe përtacia janë disa nga tiparet që gjenden te të dyja këto shenja kineze. Çifti i përbërë nga një Dhi dhe një Lepur gjithashtu e plotëson njëri-tjetrin. Dhia zotëron një damar artistik, të cilin Lepuri e admiron më shumë se gjithçka. I linduri në shenjën e Lepurit do ta financonte me kënaqësi artin dhe tekat e Dhisë. Atë që Dhia do, Lepuri ia ofron dhe bujaria e Lepurit është cilësia më e mirë që ai zotëron për Dhinë. Megjithatë, kujdes, Dhia dhe Lepuri janë që të dy shumë xhelozë, gjë që e bën lidhjen nganjëherë problematike. Xhelozia është i vetmi rrezik i këtij çifti pothuajse të përkryer.

Lepuri-Majmuni
Çifti i formuar nga një Majmum dhe një Lepur është i përkryer. Megjithëse dy partnerët kanë karakter shumë të vështirë, ata ia dalin mbanë të merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Lepurit i pëlqen shumë Majmuni, që gjen më në fund dikë që konkurron bukurinë e tij. Lepuri, nga ana e tij, është i lumtur të jetojë afër një personi i cili e bën të ndjehet i sigurtë, sidomos ekonomikisht. Ata e dinë që janë të bukur që të dy dhe zbaviten duke u tallur me kalimtarët kur janë ulur në një kafene. Megjithatë, zënkat ekzistojnë në këtë çift që mendon se është i përkryer. I linduri në shenjën e Majmunit duhet të frenojë tendencën e tij për të tradhtuar, përndryshe rrezikon ta humbasë Lepurin përgjithmonë. Ky i fundit është shumë xheloz dhe nuk e pranon këtë gabim në sjellje. Lepuri nga ana e tij duhet të bëjë përpjekje që të vazhdojë t’i pëlqejë Majmunit, sidomos duke u kujdesur për pamjen e tij të jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *