.Kujtimet e një oficeri policie . Nga Ndriçim Mesiti

Filozofia e detyres së specialistit  të policisë kriminale, ështe binjake me atë që ka dhe vetë  mjeku. Nëse një doktor  lufton sëmundjen që shfaqet tek njeriu,me synim që t’i ktheje shëndetin atij, po ashtu dhe punonjesi i policisë kriminale lufton një tjetër natyrë sëmundje të njeriut, atë që ky është  i varur nga vesi dhe bota e krimit, i prirur për të dëmtuar mjedisin shoqëror dhe shkelur ligjet e shtetit.

Mjeku përdor medikamente të shërojë njeriun ,ndërsa specialisti policisë ka vetëm një ilaç, mënyrën e komunikimit me njerëzit ,duke zbuluar e ngritur vlera në mjedisin shoqëror për të përballuar personin e inkriminuar,që ta bëjë të padëmshëm për këtë mjedis.

I përthithur me këto mendime kalova pragun e hyrjes së repartit të policisë tek Medreseja,ku në oborr të tij më priste Iliri, një nga ndihmësit e mij.

-Ç’kemi Ilir ? Si është puna?-I fola atij,ngaqë më kishte kërkuar.

– Kemi një konlikt ndërmjet komshinjsh dhe personat i kemi shoqëruar këtu në repart.-raportoi Iliri.

-Mirë,  ngjiti lart ata t’i dëgjoj ! – I thashë ndihmësit dhe vetë shkova në zyrën time në katin e dyte.

-Në fillim po sjell Mirën,sepse është ajo, që ankohet për komshijen e saj përballë.

-Ti e di atë punë.-I thashë.

Nuk kisha zënë vend mirë në karrike,kur ia behu Iliri së bashku me një grua rreth dyzetave,e cila ndonëse ne dukje ishte e shqetësuar, ruante pamjen e një gruaja simpatike dhe të përmbajtur.

– Shef, kjo është Mira, ndërsa ky është shefi i zonës,prandaj tregoja të gjitha shqetësimet që ke! ,- bëri prezantimin Iliri.

-Uluni !- u thashë dhe ata zunë vend ne karriket, që qarkonin tavolinat në formë T-je të zyrës.

-Faleminderit shef që më prite, sepse kam ardhë këtu për një kurvë,të cilën e kam komshije.

-Të lutem, ndërmarrja jonë nuk merret me këtë sapo the, ndaj fol më pastër shqip ! !- e ndërpreva unë.

Asaj me sa duket i pëlqeu reagimi im dhe hodhi një shikim të bute sa nga unë ashtu edhe tek Iliri,të cilin e pyeti :

-Liro, nga e kemi shefin ?

-Lëre Lirin se ke ardhur të flasësh me mua,apo nuk ta mbush mëndjen !- dhe si vura buzën në gaz shtova:-Prezantohu një herë, nga je,si quhesh dhe me fjalë të tjera të njihemi tamam me njëri tjetrin!

-Mira Kalaja quhem,tironce denbabaden !- tha Ajo dhe duke mos  m’i ndarë sytë shtoi- Dhe ti nga dialekti tironas po më dukesh!

-I ke rënë pikës,por tani më thuaj si e ke hallin?

-Sot me mëngjes Tefta si çdo ditë para derës time të hyrjes se apartamentit më la qesen me plehra. I fola por ajo më ofendoi,duke më thënë e çmendur. Unë nuk i lashë gjë mangut dhe e shava kurvë.

-Prapë ti me këtë fjalë !-ia bëra unë,ndërsa e dëgjoja me vëmëndje.

-Që bëj sherr  me Teftën jam mësuar,por veç kur doli nga apartamenti i saj,dashnori vet i cili m’u drejtua me fjalë kërcënuese,duke më thënë mos të shoh të bësh fjalë me Teftën se të djeg me benzine, të zhduk nga faqja e dheut !- tha Mira dhe uli kokën që mos t’i shihja sytë që i ndrinin nga  lotet dhe me një zë të përvuajshëm vazhdoi – Më kupto shef,unë në punën time,në shtëpinë time,më kërcënon një njeri që vjen dhe bën qejf me Teftën,por me mua çfar ka !

-Ilir !-iu drejtova ndihmesit- cili është ky i dashuri Teftës ?

– Quhet Kadri Çizmja,burrë i martuar. Ka mëse një muaj që ka marëdhënie jashtëmartesore me Tefta Karadakun.- sqaroi Iliri.

-Mira, qetësohu të lutem !- I thashë gruas që përlotej- Ia qeth mishin me gërshonë nëse ai ve dorë mbi ty ! Të siguroj sot dhe sa të kesh jetën që nuk ka me ta prekur fijen e flokut!

-Rrofsh shef !

-Ilir, më bjer lart  Kadriun ,ndërsa  Mirën çoje poshtë në dhomën e pritjes!

Nuk zgjati disa minuta nga ajo çka fola, veç kur vjen ndihmësi im bashkë me një mesoburrë,pak të bëshëm,i cili me përshtypjen e pare të jepte pamjen e një  njeriu të qetë dhe moskokëçarës.

 Jo vetëm që nuk e ftova të ulej,por dhe vetë u ngrita në këmbë,duke i hedhur nje vështrim  të rreptë aspak mikpritës.

-Si të quaj qejfli, apo sherrxhi !

– Çfar po më thua zoti shef ?- bëri të paditurin i shoqëruari .

-Nuk dua t’ia di për jetën tuaj private,që kalon nga krevati i shtëpisë në krevatin e Teftës,por kush je ti që kërcënon një femër që nuk ka lidhje me ty, një femër si Mira Kalaja, që është në punë të vet!- iu drejtova me ton të lartë Kadriut,i cili për hir të vërtetës mbante sytë ulur përdhe, gjë që tregonte se e ndjente situatën e veshtirë në të cilën ndodhej,ndërsa vijova fjalën- Sa e mësova se cili je,jam i sigurtë që ti e njeh mirë personin tim. T’i them yt vëllai se në çfar gjëndje ke rënë? Turp të kesh !

-Shef të lutem!-ia bëri Kadriu pa më shikuar në sy dhe shtoi me një zë të rënduar – Do i kërkoj falje me shpirt Mirës,ma bjer këtu!

-Ilir, le të vijnë të dyja këtu,Mira bashkë me Teftën!

Në zyrën time gjithçka u sqarua me mirëkuptim dhe qetësi. Tefta një grua e thatë ne paraqitje,që nga mosha dukej aty tek 37 vitet nuk e zinte vendi. Fytyra e saj ekspresive, herë herë skuqej, ngaqë e ndjente dhe ajo veten në gabim. Ra dakort që kurrë më nuk do të kishte  keqkuptime me Mirën.

Ballafaqimi ndërmjet dy komshijeve  kishte bërë efektin e duhur. Tashmë Mira me Teftën jetonin paqësisht njëra me tjetrën,me një fjalë sejcila në punë të vet. Aq e kënaqur ishte Mira  sa një ditë,nëpermjet Ilirit më fton për drekë në shtëpinë e saj.

-Ilir,gëzohem që Mira ka respekt për ne të dy,por ne çaplohemi në punë ditë natë.A ia kemi ngenë ne për dreka e darka ?

-Shef Çimi, Mira është grua zonjë,shpirtbardhë,njeri me virtyte dhe urren elemntët me rekorde kriminale që janë përqark zonës ku banon ajo,- ia bëri Iliri dhe si ndezi një cingare shtoi – Kam mendimin që ia vlen një takim miqësor, qoftë kjo dhe dreka në shtepinë e saj.

-Miku im! – I thashë Ilirit, duke i rrahur shpatullat në çastin që po mbyllja derën e zyrës për të shkuar në apartamentin e Mirës.- Për detyrën e shtetit ngjitem jo në katin e katërt ku e ka shtëpinë Mira, por në katin e dyzet e katërt.

-O bos, ndaj punoj me qejf me ty une dhe ndihmësi tjetër Kostaqi,sepse ti je i papërtuar në punë. Kemi kënaqësinë që jemi me ty.

-Duhet ta kemi parasysh Ilir,që asnjë hap në zonë mos të hedhim kot,pa një qëllim të caktuar. Detyra ime për kontrollin e elemeteve të botës së krimit, i ngjan profesionit të mjekut. Ai viziton të sëmurin e më pas shikon radioskopinë,fletë analizat të pacientit të tij dhe ndjek ecurinë e sëmundjes deri në eleminimin e saj. Po kështu detyra specialistit policisë kriminale kalon nga njohja e terrenit ku vepron personi i inkriminuar në përpilimin e materialeve shkresore për këtë qëllim. Pra itenerari i profesionit është nga terreni në dosje dhe nga dosja në terren.

Bisedën njëri me tjetrin e ndëpremë,pasi trokitëm ne banesën e Mirës.

-Ua ! Mirë se erdhët !- na ftoi ajo fytyrëqeshur dhe pa ndroje tha- M’i hiqni këpucët se jam meraklie.

Une me Ilirin vepruam si tha ajo,ndërsa hidhja vështrimin në apartamentin,i cili ishte gjithë e gjithë një koridori i vogël, një dhomë e madhe e pandarë nga një aneks. Kudo syri të kapte pasterti dhe mobilim me shije i apartamentit. Kënaqësinë ma shtonte sigurisht dhe aroma e gjërave që kishte përgatur Mira për të ngrënë.

-Hë shef, të pëlqen apartamenti ?- tha Mira,e cila tinës kishte kapur vështrimin tim mbi ambientin përreth.

-Po, gjithçka bukur dhe me shije,por the jam meraklije!-ia bëra,duke zënë vend në kolltuk pranë tavolinës,që ishte mbushur me me gjithë të mirat,ashtu si pritej një mik për herën e parë.

– Po,jam meraklije në kulm !

-E shoh dhe për faktin se ti banon vetëm këtu dhe ke krevat dopio,ndërsa Tefta e pret Kadriun në krevat tek !- I thashë asaj buzagaz,ndërsa Iliri ia plasi të qeshurit.

-Dhe këtë ma the,shef !- ia bëri Mira e cila ndante antipastat në pjata të veçanta.

-Shaka,e nderuar se e di që nuk ma merr për ters !

Biseda ishte e gjithëfarllojshme, duke ngrënë turli gjërash të shijshme që kishte gatuar Mira.

-Kur u ngjtëm këtu, ne  përshëndetëm  Ardian kopilin. Pse i kanë ngjitur këtë nofkë?

-Mamaja e tij është grua shumë e mirë. E braktisi i shoqi,i cili shkoi me te dashurën e tij në Itali,duke e lënë me barrë tek buza Vojsavën e shkretë dhe Ardiani ka lindur dhe është rritur nga e ëma. Është rritur pa baba, pa edukatë dhe ka marrë rrugë të keqe,vjedh ku të mundet.

-Mban sende të vjedhura në shtëpi ?- e pyeta unë.

-Jo se nuk ia pranon Vojsava,mamaja e tij,por shoqërinë e ka shumë të keqe. Nuk le dyqan pa vjedhur. 

-Përderisa e ke marrë vesh ti ai qënka problem në lagje.- e ngacmova unë.

-Shef! Mira i njeh të gjithë këtu se është rritur në këtë lagje dhe veç të tjerash i ka ndihmuar gratë e pallatit këtu,pasi vijnë shtetas të huaj dhe sygjeron apartamente me qira- ndërhyri Iliri.

-Pra,ti Mira ndihmon që të gjejsh apartamente me qira për të huajt? – e pyeta une.

-Ndihmoj komshinjtë ,por kam leverdi dhe vetë-pohoi Mira.

-Mira,çdo shqetësim që të kesh me banorët e pallatit me lajmëro sikur dhe dy e natës të jetë ora nuk është problem për mua- I thashë,duke e vështruar ngultas në sy.

-Rrofsh vëlla.Kemi nevojë për mbështetje dhe fjalën e mirë. Apo nuk do që të them vëlla?-ia bëri ajo e ekzaltuar nga fjalët e mija.

-Mira! Më konsidero dhe vëlla përderisa unë po të ha bukën,por vetëm fjalën kurvë mos e përdor më si atëhere në zyrën time!- I thashë,duke trokitur gotat e birrës që pinim-Gëzuar dhe për të mira të ardhshim!

-Gëzuar shef! Të premtoj që fjalën kurvë nuk do e përdor më,por në fakt Tefta kurvë është ! – tha ajo.

E qeshura,shakaja dhe bisedat me interes për detyrën e specialistit të policisë kriminale nuk u ndanë për asnjë çast në atë shtëpi të thjeshtë teksa kishin kaluar aq shpejt pa u ndier  dy orë . U ndamë atë ditë duke lënë mbresa të ndërsjellta tek njeri tjetri. Këte e ndjeja në takimet e mëngjesit që bëja me ndihmesit e mij Ilirin e Kostaqin,si dhe me fuqiplotët e zonave Yllin dhe Pëllumbin. Iliri sa herë më thoshte,”Ke të fala nga Mira! Ajo nuk të heq nga goja duke thënë: Liro, shefi e ke yll, e ke king burrë!” Ndjeja kënaqësi për fjalët e Mirës,të cilat zgjonin tek une vetitë më të mira,pra përshtypja e mirë që kishin banorët e zonës në personin tim.

Kështu ndodhi dhe atë mëngjez të vranët e herë herë me shi të imet  tek nxitoja rrugës në këmbë tek tregu i 5 majit. Me jakën e xhaketës ngritur pa çadër dhe sytë përdhe më kapi veshi zërin që kisha kohë pa e dëgjuar:

-Shef Çimi u bëre qullë,hajde futu në çadër!

-Ou,Mira ! –ia bëra une dhe u afrova menjëherë  tek ajo,e cila ishte bashkë me një grua tjetër,që nuk e njihja,por sigurisht i dhashë dorën më parë asaj.

-Çfar koiçidence shef,se ne muhabetin tënd kishim ë gojë!- tha Mira.

-Si është puna? Për hajër na qoftë!

Mira si pa një herë nga shoqja e saj,e cila nga mosha dukeshin versnike njëra me tjetrën, m’u drejtua mua:

-Shef Çimi kjo është shoqja ime Vali,e cila ka një hall shumë të madh,që vetëm ti mund të ia zgjidhësh!-prezantoi Mira

-Si është puna ?- ngulmova unë,duke parë në sy shoqën e Mirës,e cila ishte bërë limon i verdhë në fytyrë.

-Vajzën e saj të vetme 17 vjeçare kërkon t’ia rrëmbejë Artur Bubullima,një qen bir qeni,që ka bërë vrasje.- sqaronte Mira,ndërsa Valit i rridhnin pa dashur lot në faqe.

-Vali ! Nuk ka vend për të qarë këtu dhe as nuk është vendi për të biseduar në këmbë!- ia bëra unë.

-Shef, më ndihmo të lutem ! Më shpëto vajzën e vetme të lutem !- ia bëri Mira teksa fshinte lotët me njërën pëllëmbë të dorës,se tjetrën e kishte të zënë me qesen e mollëve që kishte blerë në treg.

-Do të vij në shtëpi, më thuaj orën kur të vij- I flisja me një zë te vendosur që ta qetësoja sadopak atë.

-Vajzën e kam fshehur tek motra ime në lagjen e kombinatit.-dhe si bëri një pauze  tha- shef hajde në drekë,që ta dëgjosh vetë vajzën.

– Vali, në drekë më ke mua bashkë me shefin tim në shtëpi !- e sigurova atë,duke i porositur të dyja – Mira, më jep një kokërr mollë që mos të biem në sy të kureshtarëve tani dhe dije se përveç meje, në mënyrë absolute me askënd këtë bisedë me asnjë njeri !

U ndamë,duke i marrë një kokërr mollë nga qesja e Valit dhe si bëra më tej nxjerr radion nga brezi në të cilën komunikonin pa pushim patrullat e shërbimit. Në fraksion sekonde kur ata pushuan shtyp butonin e radios,duke komunikuar me shefin tim, Dullën.

-Në zyrë jam,hajde !

-Erdha shef,ja se rastësisht gjeta një makinë shërbimi !

Për pak kohë si hypa në makinën e shërbimit shkova në komisariat dhe direkt në katin e dytë në zyrë të shefit tim Avdullait.

-Më duket se ramë në gjurmët e Artur Bubullimës,të cilin kemi një vit që e kërkojme si autor  vrasje. Më duket se ka një konflikt të fortë me të dashurën e tij  Ina Berberi –I thashë shefit tim Dullës,duke i raportuar për takimin e bërë me Valin dhe Mirën.

-Po Çimi do të shkojmë bashkë dhe do e dëgjoj direkt vetë vajzën e saj- tha shefi.

-Dakort shef,se na luajti menç ai edepsiz.Kemi bërë gjithë ato prita për kapjen e tij dhe gjithnjë kemi dështuar.

-O bos,është luftë e përditshme ndërmjet nesh dhe atij.Ai le gjurmë dhe sigurisht do të vijë një ditë që ai do gabojë.- tha shef Dulla dhe si mbylli bllokun e shenimeve që kishte përpara vetes në tavolinë më porositi- Çimi hidhi dhe një herë sy materialeve në dosjen e Artur Bubullimës se une do shkoj të furnizoj fiatin me karburant dhe të njoftoj që të shkojmë bashkë ne shtëpinë e Valit.

-Jam në pritje shef !

Dosja për kapjen e Artur Bubullimës i ngjante një romani të bukur policesk. Kontrolle banesash,fiksim i lidhjeve shoqërore ku ai mund të fshihej,dashuria e tij me Inën,vajzë gjimnaziste e vitit te dytë në shkollën Sami Frashëri Tiranë. Konfliktet dhe zenkat me njëri tjetrin,pasi ai e mbante deri natën vonë në lokalet e natës dhe ajo nga një vajzë e shkëlqyer me mësime kishte filluar të merrte nota të dobëta,nuk përgatitej,saqë dhe profesorët e saj bënin çudi. Ndonëse dosja ishte produkt i punës time më dukej sikur e lexoja si për herë të parë. Aq I rrëmbyer isha mbi këtë dosje sa me herën e dytë degjova zërin e shefit në radio:

-Hajde nuk dëgjon që të thërras!

-Erdha të marrsha të ligat!

-Komuniko mirë në radio! Lëri filmat gomar !

-Kur është bërë epiteti gomar,fjalë me kulturë- ia bëra unë në kohën që shef Dulla i futi marrshin makinës Lada në drejtim të rrugës 5 Maji.

-Unë të kam bos,unë të kam shok,sepse mvartës kam dhe 10 të tjerë,por ti ha bukë veç!

Ia mbërritëm për pak kohë në banesën e Valentina Berberit. Derën e hyrjes na i hapi vetë ajo.

-Mirë se erdhët!

-Mirëdita Vali,ky është shefi im Dulla – I prezantova duke hedhur vështrimin për here te parë kaq afër me Ina Berberin,vajzën të cilën e kisha njohur vetëm nga larg. Ajo mbante  sytë përdhe ashtu siç na priti kur i dhamë dorën. Vajzë e bukur  si pikë loti i shndriste fytyra,ndonëse dukej që në pamje të parë se ishte e shqetësuar.

-Vali të premtova që do të vij me shefin dhe tani ja ku jemi !

– Si e ke hallin vajze e mbarë?- ndërhyri shef Dulla – të gjitha i kam marrë vesh. Ke mbrojtjen tonë në çdo rast dhe asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur.

-Shef faleminderit që u gjënde në këtë cast të vështirë për mua dhe vajëen time – e mori fjalën vetë Vali.- Vajza ime Ina nuk do të shoqërohet më me Artur Bubullimën,bile i fshihet atij,por ai I ka thënë nëse neser nuk më del në takim tek Estrada në orën 10 të mëngjesit do të vras ku të gjej pastaj.

Vali fliste ndërsa vajza e saj Ina u mbyt në lot,duke qarë në heshtje.

-Qetësohu shpirt i mamit,se nuk të vret kush ty sa të kesh mamin gjallë!- I foli me ton të butë Vali duke i hedhur dorën në sup vajzës së saj dhe u drejtua nga ne- Kaq është e gjitha shef Dulla.

-Ti i ke premtuar që do e takosh nesër në orën 10 te mëngjesit? –iu drejtua shef Dulla vajzes,që akoma nuk kishte lëshuar zë.

-Po shef !- mxorri zë ajo.

-Mirë,më dëgjo mua ! Ti do dalësh normalisht në takim neser ora 10 tek ndërtesa e estradës,por nga ky moment që flasim tani nuk do të kesh asnjë takim apo komunikim me Arturin.Vetëm nesër! Më jep besën? –e porositi shefi.

-Çfar thua shef ! Kjo është vajzë ultra dhe gjithçka ia beson mamasë së saj !- ia bëra unë

-As që bëhet fjalë do veprojmë si thoni ju- tha Vali në një kohë që dhe vetë Ina miratoi me kokë.

Nuk pimë as kafe asgjë tjetër,ndonëse na u lut Vali dhe rrugës, duke drejtuar makinën per në komisariat shefi fliste pa kthyer kokën,a thua se bënte konkluzione:

-O bos ke vlera në zonë,gëzon respekt tek njerëzit,bravo të qoftë!

-Shef Dulla nuk kisha mënyrë tjetër si mund të arrija tek Artur Bubullima! Kam studiuar dhe vrarë mëndjen si të mësoj kontradiktat që ka ai me lidhjen e ngushtë të tij, që ishte vetë e dashura Ina Berberi.- flisja une dhe më dukej vetja sikur thoja përmenç materialet e dosjes, jo shefit tim, por si nxënësi  profesorit që do e vlerësonte me notë të shkëlqyer- A e kupto shef që zgjidhja e konfliktit të Mira Kalaja me komshijen, dreka që më serviri ajo, nuk ishin gjë tjetër veçse linja që do na çonin tek komshija tjetër e saj Valentina Berberi, nëna e Inës.

-E di o shoku im e di,ndaj të them bos ! Ti meriton shumë e shumë më lart në detyrë !

-Shef,unë jam djalë komunisti,jam me biografi të keqe për këta të sotmit,ndërsa ti me thua ngritje në detyrë.

-Pse këta çfar kanë qene? Por duan lidhjet e tyre fluide.- tha ai dhe makina mori drejtimin për nga Tirana e Re.

-Ku po ikim shef?

-Do të çoj në shtëpi !-u përgjigj shef Dulla dhe makina nuk bëri as dy tre minuta u ndodha poshtë pallatit ku banoja.

-Rrofsh shef, faleminderit!

– Ah more Bos,ke shtëpinë përballë shtëpisë së Enverit!- Ia bëri ai me të qeshur.

-Tallu ti tallu,unë me një dhomë jam tek babai !-thashë dhe bëra të dal,duke lënë derën e makinës gjysëm të hapur.

-Çimi dhe unë si ty,dy vajza kam dhe me një dhomë e guzhinë jam.- tha ai dhe ndërroi bisedë- Bos, kush e njeh mirë Artur Bubullimën ?

-Ndihmësit e mi dhe të plotfuqishmit Ylli me Pëllumbin e njohin shumë mirë,por veçohet nga këta Pëllumbi, pasi dhe operacion plastik të ketë bërë Arturi, ai e njeh mirë atë.

-Ok! Sot pas dite përpilo planin e operacionit për kapjen e tij,ma bjer për miratim dhe nesër në orën 7 të mëngjesit përgitisim dhe instruktojmë grupin e agjentëve të policisë kriminale që do realizojnë kapjen e Artur Bubullimës.

-Si urdhëron,mirupafshim shef!

-Drekën e mire, bos !

Të nesërmen në mëngjes ora 8.30’, kush në këmbë e kush ulur në karrike,pasi e tillë ishte zyra e ngushtë,të gjithë dëgjonim me vëmëndje zërin e bëshëm dhe të qartë të shef Dullës për zbatimin e planit të operacionit.

-I kuptuat detyrat ? Jeni të qartë si do të veproni ?- përfundoi fjalën e tij shefi.

-Shef, një gjë do të theksoja- ndërhyra unë.- Në radio sapo  të dëgjoni zërin e Pëllumbit do veproni menjëherë. Do të qëndroni në mënyrë të natyrshme të shkëputur 3-4 metra larg njëri tjetrit. Qartë Arben ? Unë do jem bashkë me Pëllumbin dhe asnjë veprim tjetër pa urdhërin tim.

-Patjetër shef Çimi,pa merak !- foli i vendosur Arbeni,i cili do ishte në krye të një grupi prej 5 agjentësh të policisë kriminale.

-Atëhere punë të mbarë dhe dalshi faqebardhë-uroi shef Dulla.- Bos,kujdes kam besim tek ty! Më parë hajde të pijmë një kafe me ty dhe Pëllumbin!

Ashtu bëmë si për të marrë zemër,por as vetë nuk e kuptoja që kafja nuk po më shijonte,se mëndjen nuk e kisha as tek shefi që bënte lloj lloj shakash.Minutat po më dukeshin si sekonda ndaj i thashë Pëllumbit :

-Çohemi më mirë e shkojmë tek vendi!

-Dalsh faqebardhë Bos dhe për çdo situatë në kanalin tjetër komunikojmë!-tha shef Dulla.

-Patjetër shef !

Morëm rrugën e Fortuzit në këmbë me Pëllumbin dhe para se të dilnim në bulevard, në krahun e djathtë të saj qëndronte ndaluar makina e shërbimit e policisë me katër punonjëes policie mbrenda saj.

-Në rregull Bexhet ?

-Çdo gjë gati shef,në pritje jemi !-u përgjigj drejtuesi i mjetit.

Me puntorin e policisë Pëllumbin kaluam kryqëzimin dhe dolëm ne krahun e majtë të bulevardit që të çonte tek hotel Peza. Rruga kishte gjallëri.Ndoshta kjo vinte dhe për shkak se dita ishte e bukur,me diell,qielli i pastër dhe pa re. Sapo mbërrijmë tek cepi i hotel Pezës, në krahun e 15 katëshit nuk kishim as dy minuta që po qëndronim veç kur na afrohet një person me ngjyrë e na thotë:

-Doni orkestër për dasëm ?

-Në fakt presim një muzikant tjetër – I them unë.

-Kush është ai ?-ia bëri personi që na u prezantua si muzikant.

-Aliu që punon tek posta dhe i bie xhezit.

-Por ai nuk vjen në këtë orë- tha muzikanti,duke parë orën e tij.

-Në fakt është herët  ora 10 pa pesë është,por më duket se po vjen një kushurira e tij tani- I them unë atij tek pashë Inën përballë meje në krahun tjetër të bulevardit, në cepin e ndërtesës së estradës- Do vijë dhe ai tani Pëllumb bëj kujdes!

Muzikanti u hutua dhe tha:

-Nuk quhem Pëllumb unë e kam emrin Hekuran!

Në këtë cast ushton në radio zëri i Pëllumbit:

-O1, Arben! Bllokoni personin që u takua me atë vajzën !

Në këtë cast dy agjentë krimesh bllokojnë një çift tjetër personash,por sërish ushton zëri I Pëllumbit:

-Jo more ata, por ai në krah të djathtë, Arben!

 Nuk zgjati as një sekondë dhe Artur Bubullima u mbërthye sa hap e mbyll sytë nga agjentët e policisë kriminale.

-99/1, Bexhet! Vepro shpejt tek Estrada !- komunikova unë në radio.

-Si urdhëron!

Veç kur dëgjohen sirenat e makinës së policë së tipit ford,e cila menjëherë bëri shoqërimin e Artur Bubullimës në Komisariat.

-Bravo, Bos! Ju lumtë! – Dëgjoj zërin e shef Dullës në radio.

-Respekt për ty gjigand ! Tani më ler të qe tu jap kafe Pëllumbit dhe çunave !- I thashë shefit të paharruar,duke përqafuar një për një në mes të bulevardit agjentët e policisë kriminale.

-Më prisni se erdha dhe unë !- foli ai me një zë të ngazëllyer.

Përshtypja e operacionit policor tek njerëzit përreth zgjati vetëm disa minuta, sepse më pas gjithçka vijoi normalisht si më parë.  Ndërsa une e ndjeja veten të lehtësuar ne shpirt, pasi jo vetëm kapjen e një vrasësi, por dhe kishim shpëtuar një vajzë, një njeri nga kthetrat e krimit.

Ju gëzova realizimit me sukses të detyrës, duke gjerbur një kafe.

Befas ia mbërriti ndihmësi im Iliri në lokal si kishte marrë vesh vëndodhjen tonë

– Bravo bos, të lumtë! Do shkojmë tek Mira të hamë drekën e fitores.

– Ilir, vëlla!  Ne duhet të shkelim në çdo prag shtëpie, aty ku krimi kërkon të shkatërrojë jetën e banorëvë. Kjo është detyra jonë, vlerat tona i përcakton respekti që kanë njerëzit për ne.

Teksa po më dëgjonin të gjithë bashkëpunëtorët e mi, ndërpreva ligjërimin sepse ja behu Shef Dulla.  U përfuam me njëri tjetrin dhe njëkohësisht bashkuam tre tavolina në lokal. Bisedat u bënë të zhurmshme, ngacmonim njëri tjetrin për tensionin nervor që kishim para realizimit të këtij operacioni. Me vete thashë: ka çaste që Komisariati i Policisë nuk është aty ku është Komisariati por atje trupa e policisë godet krimin dhe çlion njeriun nga kthetrat e tij.

Ky tregim i kushtohet ish shefit të policisë kriminale të Komisariatit të Policisë numër 3 Z.Abdullah Gjuzi, i vrarë pabesisht nga dora kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *