HOROSKOPI KINEZBualli-Dragoi
Në fillim të lidhjes, Bualli dhe Dragoi shkojnë shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin dhe mendojnë se kanë gjetur një perlë të rrallë. Por, me kalimin e kohës, karakteret e tyre dominuese do të dalin në pah dhe do ta bëjnë lidhjen të padurueshme. Në shtëpi, në vend që të jenë partnerë, Bualli dhe Dragoi janë kundërshtarë. Qëllimi është të dinë se cili do të dominojë tjetrin dhe të marrë vendin e fitimtarit. Bualli do të vërë re se të gjitha vështrimet janë drejtuar nga partneri i tij i shenjës së Dragoit. Ai është xheloz dhe do të tregojë superioritetin e tij, të paktën në shtëpi. Kjo luftë dominimi ekziston që nga momenti i parë që janë takuar. Mbase është kjo arsyeja pse ata nuk ndahen prej njërit-tjetrit. Kjo betejë do të marrë fund vetëm kur njëri prej tyre do të dominojë tjetrin, ose kur të ndërgjegjësohen se kjo luftë nuk i shpie asgjëkundi.

Bualli-Gjarpri
Çifti i formuar nga një Buall dhe një Gjarpër është i mundur, falë lëshimeve të bëra nga dy partnerët. Por, a do të jetë me të vërtetë i lumtur Bualli në këtë mënyrë? Të lindurit në shenjën e Buallit i pëlqen të dominojë, ndërsa ai që ka lindur në shenjën e Gjarprit është jobesnik. Këto dy defekte janë të papranueshëm për një numër të mirë personash. Megjithatë, Bualli dhe Gjarpri mund të tregohen reciprokisht tolerantë kundrejt njëri-tjetrit dhe e kuptojnë se askush nuk është i përkryer. Gjarpri e kalon natën jashtë? Për Buallin nuk ka asnjë problem, nëse ai mbetet shefi i shtëpisë. Kjo lidhje mund të duket e çuditshme, por i linduri në shenjën e Buallit pranon të mbyllë njërin sy para tradhtive të Gjarprit, për të ruajtur vendin e tij si shefi i shtëpisë. Nga ana e tij, Gjarpri di të maskojë aventurat e tij dhe të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë.

Bualli- Kali
Kali pasionant nuk mund të merret vesh me Buallin e rezervuar dhe të heshtur. Ky i fundit nuk i shpreh shumë ndjenjat e tij dhe e ndjen veten të lënë pas dore. Ndryshime të mëdha ndajnë Buallin nga Kali. I pari është autoritar dhe i pëlqen të imponohet në familje, ndërkohë që i linduri në shenjën e Kalit ka nevojë për liri e pavarësi. Megjithatë, në fillim, i linduri në shenjën e Kalit përpiqet të merret vesh me Buallin dhe të fshehë natyrën e tij të thellë. Kali di ta lidhë pas vetes Buallin dhe ta zhysë në monotoninë e përditshme që i pëlqen aq shumë. Megjithatë, Kali është i aftë edhe të bëjë valixhen dhe të ikë sapo i paraqitet mundësia e një aventure të re, megjithëse ndjenjat e tij për Buallin janë të sinqerta. Është e sigurt se largimi i Kalit nuk i pëlqen Buallit, që rrezikon të hakmerret ndaj këtij dezertori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *