Këndi i kuzhinës
Sallatë patatesh “ala Kreta”

Përbërësit për katër vetë:
Patate, 4 kokrra
Ullinj pa bërthama, 1 gotë
Vaj ulliri, 6 lugë
Kripë, sipas dëshirës
Qepë të thata, dy kokrra
Lëngu i një limoni.
Majdanoz i freskët.

Përgatitja:
Hapi i parë: Pjekja e përbërësve. Në një tavë shtrojmë letër alumini. Lajmë mirë patatet dhe i vendosim atje. Qepën e vendosim të larë e të pastruar, por me gjitha gujava. Ullinjtë i vendosim pasi u kemi hequr bërthamën. I mbështjellim fort të gjitha me letër alumini dhe i vëmë në furrë për t’i pjekur në një nxehtësi 200 gradë. Pjekja vazhdon deri në 40 minuta. I heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen.
Hapi i dytë: Qërojmë patatet e qepën dhe i presim si për sallatë.
Hapi i tretë: I përziejmë të gjitha bashkë (edhe ullinjtë). U hedhim lëngun e limonit, majdanozin e vajin e ullirit dhe i përziejmë që ato të shpërndahen gjithandej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *