Sukseset për të nuk kanë të ndalur. Edhe pse është shumë e vështirë për bukuroshet shqiptare të hyjnë në pasarela ndërkombëtare e për më tepër të pozojnë për emra firmash të mëdha, Françeska Rustem ia doli përsëri. Guess i ka kërkuar bukuroshes shqiptare të reklamojë rrobat e banjës, por edhe veshtje të tjera në këto ditë të nxehta vere. Ngjyra të ngrohta, motive lulesh, nuanca të leopardit, këto janë disa prej rrobave të banjës, që e tregonin mrekullisht bukur, Françeskën. Ajo duket shumë në formë në fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale. Shpresoj që ky rrugëtim për të të jetë i gjatë e mos të jetën vetëm Guess, që e ka pikasur, po dhe firma të tjera po aq të rëndësishme sa ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *