Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Sallatë patatesh “ala Kreta”
Më kanë përjashtuar nga forcat e armatosura, a mund ta shfuqizoj vendimin?
148 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Francë

Më kanë përjashtuar nga forcat e armatosura, a mund ta shfuqizoj vendimin?

– Avokat Albani, faleminderit për këshillat e vlefshme që na jepni çdo të shtunë. Unë jam Astriti nga Tirana. Në vitin 1979, kam mbaruar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”; specialiteti i diplomimit ishte Këmbësoria. Menjëherë pas diplomimit, jam emëruar në pikën kufitare të Qafë Thanës, por në vitin 1982 na ndodhi një fatkeqësi e papritur për mua dhe për kolegët e tjerë, të cilët ishin emëruar t’i shërbenin atdheut në këtë pikë kufitare. Në këtë vit të zi për ne, u arratisën 2 ushtarë për në ish-Jugosllavinë e atëhershme. Për këtë ngjarje, disa oficerë, ndërmjet të cilëve edhe unë, jemi përjashtuar nga forcat e armatosura për ulje të figurës morale. Në atë kohë, unë nuk kisha ku të ankohesha, pasi ka qenë shtet totalitar dhe të gjitha institucionet ishin të pavarura nga njëra-tjetra. Pas viteve 1990, u nisa emigrant për në Greqi nga ku nuk kam shumë që jam kthyer. Jam interesuar në Ministrinë e Mbrojtjes për t’u futur sërish në forcat e armatosura, por përgjigjja e ministrisë është se duhet të deklaroj të padrejtë vendimin që më është dhënë për largimin nga forcat e armatosura me motivacionin për ulje të figurës morale. Ky urdhër deklarohet i padrejtë vetëm me vendim gjykate. Ju lutem, më ktheni një përgjigje profesionale, a mund ta shfuqizoj unë këtë urdhër në gjykatë?
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – I nderuar z. Astrit, fillimisht ju falënderoj për konsideratat pozitive që keni në favor të rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Përsa i përket vendimit për largimin tuaj nga forcat e armatosura, me motivacionin për ulje të figurës morale, mendoj se ky vendim duhet të ketë qenë i bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore të asaj kohe. Ju duhet ta ezauronit të gjithë rrugën administrative në kohën që ndaj jush është marrë ky vendim, të cilin ju e konsideronit të padrejtë. Pasi të ishte ezauruar rruga administrative dhe ju nuk do të merrnit atë që kërkonit, atëherë duhet t’i drejtoheshit gjykatës për të fituar të drejtën të cilën ju pretendoni. Nga periudha 1982 deri tani, kanë kaluar plot 33 vjet dhe në këto kushte, Ministria e Mbrojtjes ju këshillon t’i drejtoheni gjykatës. Edhe nëse ju i drejtoheni gjykatës, atëherë me kompetencë të plotë mund t’ju them se gjykata, do ta rrëzojë kërkesë padinë dhe pretendimet tuaja.
– Ajo çfarë unë do t’ju këshilloja, por që është edhe kjo shumë e vështirë për t’u realizuar, është t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë, në të cilën të kërkoni “rivendosje në afat”, por për ta fituar objektin e kësaj kërkese duhet të paraqisni arsye shumë të forta pse nuk e keni ankimuar me përpara këtë vendim. Pasi të fitoni gjyqin për “rivendosje në afat”, duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë padi, ku të parashtroni pretendimet tuaja. Është gjykata ajo që i hyn themelit të rastit tuaj dhe vendos ta pranojë ose jo objektin e kërkesë padisë tuaj. Shpresoj t’ju kem ardhur në ndihmë me arsyetimin e mësipërm.
Nëse jeni të interesuar për të ndjekur procedurat ligjore pranë Studio Ligjore “Duraj”, jeni të mirëpritur të na kontaktoni në adresën e mësipërme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sallatë patatesh “ala Kreta”

Next Post

148 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Francë

Advertisement