Është emri më i lakuar i momentit, jo vetëm për seksualietin e saj por edhe për faktin se ajo është transeksualja e parë që merr pjesë në një spektakël si “Dance ëith me”. E ftuar nga vetë Vera Grabocka, Linda Rei, ka pranuar dhe u paraqit të hënën e shkuar në një kërcim solo, e shoqëruar nga balerinët e Tv Klan, edhe pse u përfol se Linda do ishte çift me Donald Brahon. Në intervistën me të ajo na shpjegon shumë gjëra, ju duhet vetëm ta lexoni…!

Fabjola Kuburi:- Linda, një make-up artiste -“balerinë”. Çfarë ka në thelb të tij ky binom?
Linda Rei:- Mendoj që baleti s’ka të bëjë fare me make-up, dhe dihet që formati i programit ka qëllim argëtimin e njerëzve dhe t’i bëjë ata të harrojnë problemet e tyre. Mbaj mend dy vite më parë që e ndiqja këtë spektakël, dhe s’ma merrte kurrë mendja që një ditë do isha pjesëmarrëse. Andaj, e ndjej veten si pjesë e publikut qëëndërron, dhe do dëshiroja të isha frymëzim i të mos u dorëzuarit kurrë, sepse ndonjëherë, ëndrrat realizohen!

-Po nëse i shtojmë edhe modën?
-Moda është diçka që më përket, sepse është ajo degë në të cilën unë jam diplomuar, dhe për këtë arsye kam ndjekur realizimin e fustanit tim, që nga prerja e copës e deri tek vendosja e gurit të fundit.

-Kush të ftoi për të qenë pjesë e Dance Ëith Me, dhe pse e pranove këtë ftesë?
-Më ka ftuar personalisht Vera Grabocka.Në fillim më kujtohet që mendova se ishte një shaka, dhe s’iu përgjigja fare mesazhit të saj.Pastaj, kur e vërtetova, u ndjeva shumë e nderuar që Vera personalisht ka pasur besim dhe dëshirë që të isha pjesë e kastit.

-Çfarë ndikimi ka tek ti “Dance Ëith Me”?
-Dance Ëith Me është si njëëndërr. Ka disa gjëra të cilat s’i kam menduar kurrë, që më bëjnë të kthehem në fëmijërinë time, kur të gjitha vajzat kalojnë atë periudhën që dëshirojnë të jenë balerina. Ndoshta trupi im s’i përshtatet shumë baletit, sepse jam shumë e gjatë, por do përpiqem të shkëlqej dhe të jem vetvetja.

Natën e parë në kërcim rrezatove sharm dhe siguri në vetvete. Më bën të mendoj që në një jetë tjetër ke qenë balerinë…
-Faleminderit për komplimentin.(Qesh) Në të vërtetë më vinte pak keq, sepse s’kisha emocione dhe s’i ndjeja gjunjët të dridheshin.Isha e përqëndruar të interpretoja ndjenjat që ai kërcim kishte si temë.Ndoshta s’e kanë kuptuar të gjithë, por ai kërcim ishte jeta ime.Pjesa që vrapoja dhe i bëja padieshkë balerinit dhe hidhja në ajër balerinët e tjerë, simbolizonte meshkujt që më kanë bërë të vuaj.

-Ç’lloj lidhjeje ke me kërcimin?
-S’kam lidhje me kërcimin, por me performancën. Njësoj si këngëtarët që performojnë në koncertet e tyre, që edhe pse s’e bëj ndonjë lëvizje saktë, kërkoj tëjap ndjenja dhe emocione.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *