Para disa ditësh, ishim dëshmitarë të një piloti të çmendur të shoqërisë ajrore Germanvvings, i cili vrau veten bashkë me 150 udhëtarët dhe ekuipazhin e avionit. Por, kjo nuk është hera e parë kur një tragjedi ajrore shkaktohet jo gabimisht, por qëllimisht nga pilotët e tij. Ja, cilat janë ato:

29 nëntor 2013: Piloti i avionit Embraer 190, të shoqërisë LAM të Mozambikut, e rrëzoi avionin në verilindje të Namibisë. Avioni, me 33 pasagjerë në bord, ishte nisur nga Maputo me destinacion Luandën, kryeqytetin e Angolës. Sipas hetimeve, piloti ishte mbyllur i vetëm në kabinë, duke penguar bashkëpilotin të hynte brenda dhe duke injoruar të gjitha sistemet e alarmit.

31 tetor 1999: Një Boing 767, i shoqërisë Egyptair, u rrëzua në Oqeanin Atlantik, në brigjet e Masaçusetsit, pas nisjes nga Nju Jorku me destinacion Kairon. Në këtë tragjedi ajrore, gjetën vdekjen 217 pasagjerët që ishin në bord. Këshilli Amerikan i Sigurisë së Transporteve doli në përfundimin se piloti u vetëvra. Nga analiza e kutive të zeza u vërtetua se ai ishte vetëm në kabinë dhe, pasi u lut, vuri pilotin automatik dhe u përplas në det. Autoritetet egjiptiane nuk u bindën kurrë nga ky shpjegim, por mediat amerikane thanë se piloti po përballej me probleme ekonomike dhe ishte mbyllur në vetvete.

19 dhjetor 1997: Një gjysmë ore pas nisjes nga aeroporti i Xhakartës, në Indonezi, me destinacion Singaporin, një Boing 737 i linjës të Singaporit, SilkAir, u lëshua në një lumë dhe u përplas në afërsi të Palembankut, në Sumatra, duke u shkaktuar vdekjen 104 njerëzve. Kërkuesit amerikanë dolën në përfundimin se piloti e kishte bërë me qëllim përplasjen për t’u vetëvrarë, megjithëse nuk u nxorën të dhëna nga kutitë e zeza, të cilat ishin shkëputur pak para përplasjes. Mjetet e komunikimit shkruan atëherë se piloti ishte zhytur në borxhe dhe se e kishin paralajmëruar për masa disiplinore.

21 gusht 1994: Piloti i një avioni ATR-42, i Royal Air Maroc, që do të kryente udhëtimin nga Agadir në Kazablanka, e përplasi avionin me qëllim në tokë, në afërsi të Atlantës, duke vrarë 44 pasagjerët e tij. Kërkimet u mbështetën kryesisht te fjalët e fundit të bashkëpilotit, i cili dëgjohej të shprehte habinë e tij se pse piloti po bënte një manovër të tillë të paautorizuar. Piloti i ishte përgjigjur: “Për të vdekur, për të vdekur…”. Hetuesit dolën në përfundimin se bëhej fjalë për vetëvrasje.

9 shkurt 1982: Piloti i një avioni DC-8 të Japan Airlines e rrëzoi avionin gjatë ngritjes së tij, afër Tokios, tragjedi në të cilën vdiqën 24 njerëz. Hetimi tregoi se piloti kishte pësuar një krizë manie vetëvrasjeje.

Gjithashtu, vetëvrasja e pilotit është një nga teoritë që merret në konsideratë për zhdukjen e avionit MH370, në mars 2104, të avionit të Malaysia Airlines. Sistemi i komunikimi të avionit, në të cilin udhëtonin 239 njerëz dhe që nuk është gjendur ende sot, ishte çaktivizuar qëllimisht disa minuta para se të ndryshohej rruga, duke e drejtuar avionin nga Oqeani Indian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *