Ndërmjet hetimeve të tjera, si profili psikologjik i atyre që kryejnë krime (dhe gjërave të tjera që shohim nëpër serialet policeskë dhe filmat), FBI ka hetuar edhe shenjat zodiakale që kanë kriminelët, sa shpesh hasen dhe për cilat krime bëhet fjalë.

Duke analizuar të dhënat, ata dolën në përfundimin se, Gaforret e ëmbla (ndër të tjera) janë edhe kriminelët më të rrezikshëm nga të gjitha shenjat e tjera, sepse vrasësit më gjakatarë i përkisnin kësaj shenje. Vendin e dytë pas tyre e zënë Demat, ndërsa në vendin e tretë janë Shigjetarët. Vendin e katërt e zë Dashi, ndërsa me radhë e ndjekin Bricjapi, Virgjëresha, Peshorja, Peshqit, Akrepi, Luani, Ujori dhe Binjakët. Të fundit në listë, Binjakët, nuk bëjnë krime që kanë lidhje me dhunën, por vetëm me mashtrime dhe kombinacione. Sipas përfundimeve të ekspertëve, shenja e një personi ka lidhje të drejtpërdrejtë me krimin që ai do të kryejë…

Shenjat e Zjarrit (Shigjetari, Dashi, Luani): Nga të treja, Shigjetari ka numrin më të madh të kriminelëve dhe është më i vështirë për të rënë në duart e policisë. Shigjetarët janë mashtrues dhe hajdutë, por rrallë ushtrojnë dhunë mbi viktimën e tyre, vetëm në rast se rrezikohen vetë. Dashi është zakonisht ai që armatoset më shumë dhe që punësohet për të bërë krime. Në realitet, më i rrezikshmi është Luani. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje zakonisht përfshihen në aktivitete kriminale për të fituar famë e njohje, kështu që nuk merren me gjëra të vogla dhe mashtrime.
Shenjat e Ajrit (Peshorja, Binjakët, Ujori): Sipas FBI-së, Peshoret janë ato që e kanë dosjen kriminale më të ngarkuar se shenjat e tjera të ajrit dhe janë zakonisht të armatosur, shumë të rrezikshëm dhe të përfshirë me korrupsion. Nga ana tjetër, Binjakët, nuk janë të rrezikshëm dhe zakonisht bëjnë mashtrime financiare e vjedhje pa gjakderdhje. Ndërkohë, Ujorët bëjnë krime për hakmarrje. Ata janë hakers dhe të specializuar në mashtrime!
Shenjat e Tokës (Bricjapi, Virgjëresha, Demi): Në këtë kategori bëjnë pjesë kriminelë që përfundojnë pothuajse gjithmonë në duart e policisë. Demi është më nevriku dhe për këtë arsye, edhe më i rrezikshmi, Virgjëreshës i pëlqen armatimi i rëndë, ndërsa Bricjapi është ai që ka një dosje gjyqësore më të larmishme dhe që përfshin të gjitha llojet e krimeve. Demat zakonisht përfshihen në larje e pastrim parash dhe rrallë kanë bashkëpunëtorë. Virgjëreshat janë zakonisht hajdutë dhe haker, ndërsa Bricjapët, përveç të tjerave, marrin pjesë edhe në krimin e organizuar.
Shenjat e Ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit): Gaforret janë ato që bëjnë më shumë krime ndër gjithë shenjat e tjera të zodiakut dhe janë gjithashtu shumë të dhunshëm. Përveç të tjerave, bëjnë krime pasioni dhe në seri. Krimet e tyre kanë lidhje pothuajse gjithmonë me vrasje dhe lënë disa shenja dalluese në trupin e viktimave, që të nënshkruajnë krimin e bërë. Akrepi dhe Peshqit janë shumë nevrikë. Akrepi është shenja më sadiste dhe vrasëse, ndërsa Peshqit, përveç të tjerave, përfshihen në krime që kanë lidhje me drogën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *