Përbërësit

160 gr bejkon i tymosur, 4 lugë vaj, mish viçi i prerë në kubikë, 2 qepë, kripë, piper, 2 lugë miell, 3 gota verë e kuqe, 3 gota lëng mishi, 1 lugë salcë domate, 3 thelpinj hudhër, ½ lugë çaji trumzë, 1 fletë dafine, majdanoz, 1 kg kërpudha të prerë në katërsh.

 

Përgatitja

Pritet mishi në kubikë dhe marinohet për 12 orë, me verën dhe erëzat. Kavërdis bejkonin, qepët, hudhrat dhe pastaj, shton mishin (bashkë me marinadën) në një tenxhere ku zien me zjarr të ngadalshëm për 3 orë. Në fund, kavërdis kërpudhat dhe i shton edhe ato në tenxhere për 30 minuta, i hedh miellin e tretur më parë në pak ujë të ftohtë, e lë të marrë disa valë dhe gjella është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *