– Përshëndetje INAS! Quhem Marion dhe jam një student në vitin e parë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” në degën Mjekësi. Në përbërjen e klasës sonë ndodhen krahas studentëve shqiptarë, edhe studentë të tjerë italianë, të cilët i kam shokë e shoqe klase. Një ndër shokët më ka pyetur se cila është rruga e duhur dhe dokumentet e nevojshme për të marrë leje-qëndrimin shqiptar për këtë vit studimi. A mund të më ndihmoni me ndonjë informacion të nevojshëm për procedurën dhe unë do t’ua përcjell atyre çdo të dhënë që do lexoj këtu? Duke ju falënderuar, jam në pritje të një përgjigjeje.
Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Përshëndetje Marion! Shoku yt italian duhet të ketë parasysh këto të dhëna për të ndjekur rrugën e duhur për leje-qëndrimin shqiptar për këtë vit studimesh. Si fillim, duhet t’i drejtohet Policisë Kufitare dhe të Migracionit (që për momentin, ndodhet në Kamëz), sepse kjo është në kompetencat e saj. Dokumentet që duhet të plotësojë studenti italian janë: 1. Duhet të marrë në Itali një dëshmi penaliteti me vulë apostolike, që përkthehet dhe noterizohet këtu në Shqipëri. 2. Garanci të ardhurash, pra, një burim të ardhurash si për shembull një deklaratë nga prindërit e tij që familja kontribuon shpenzimet e tij. Kjo deklaratë duhet të bëhet para noterit dhe të shoqërohet me një mjet identifikimi si kartat e identitetit ose pasaportë të të dy prindërve, ose në rast se studenti ka një kartë krediti, do t’i shërbejë kjo si garanci. Ndërsa dokumentet që do të realizojë këtu në Shqipëri, janë: – Tri fotokopje e një pasaporte ose ID (pra, një mjet identifikimi), tri fotografi formë pasaporte. Kontratë banimi qiraje që e merr këtu në Tiranë ose kontratë konvikti, në rast se do të akomodohet në një konvikt. Është e nevojshme prerja e një siguracioni shëndetësor me kohëzgjatje 1 vjeçare, që e merr këtu në Tiranë, në një nga agjencitë private të sigurimit të shëndetit. Formular aplikimi (të cilin e merr në policinë e kufirit). Vërtetim i regjistrimit në universitet (kur të regjistrohet te Zonja e Këshillit të Mirë, të cilën ia jep vetë universiteti). Për çdo sqarim të mëtejshëm ose paqartësi, mbetemi në dispozicionin tuaj. Me respekt, Beskida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *