Përshëndetje! Unë kam një makinë Ford Fiesta 1.3 (2002) Ju lutem a mund të më thoni përse më dridhet makina. Unë godita një trotuar dhe dëmtova gomën e përparme. Më pas makina filloi të dridhej nëse lëvizja me shpejtësi më të madhe se 50km/h. Pasi e zëvendësova atë, bëra dhe balancimin e gomave. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar dridhjen e automjetit dhe pse tani ndjehet pasi superohet shpejtësia mbi 60 ose 65km/h. Vura re se rrotat e pasme nuk ishin të ekuilibruara. Mesa duket në servis kanë bërë balancimin vetëm për dy rrotat e përparme. Mendoni se kanë vepruar mirë?! Faleminderit!

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:-Ju falenderoj për besimin! Dua t’ju theksoj se te katër gomat duhet të jenë  njëkohësisht të balancuara. Nuk është korrekte që balancimin ta bëjnë vetëm  për pjesën e  përparme të gomave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *